• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE POSHTË PALLATIT, DONTE…”/ Vëllai i shqiptarit që u vra nga policia italiane: E kishte brengë, s’e takonte prej 15 vitesh
Home
Breaking News

“ISHTE POSHTË PALLATIT, DONTE…”/ Vëllai i shqiptarit që u vra nga policia italiane: E kishte brengë, s’e takonte prej 15 vitesh

18 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar në Itali, Haxhi Çollaku, i cili u ekzekutua nga policia italiane.

Ngjarja ndodhi më 14 korrik në Itali. Në një bisedë telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, i vëllai i shqiptarit, që dikur ishte mësues matematike, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të viktimës, i cili ditën e ngjarjes kishte kërkuar që të takonte të bijën, pas një divorci të vështirë.

E mësova nga vëlla tjetër. Ai po kthehej nga puna dhe e kishte marrë vesh, dhe më njoftoi përmes telefonit. Ka shkuar të takojë gocën. Ka ardhur policia dhe në gjaknxehtësi e sipër…Vëllai e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Siç më tha vëllai, Haxhiu ka ndërruar jetë në spital, por shkoi rëndë. Nuk i ndalonte hemorragjia. E kishin qëlluar me një plumb në gjoks, që ishte fatal. Ai jetonte në një lagje me ish-gruan. Në një supermarket bënin madje blerjet. Edhe në supermarket kanë qëlluar në të njëjtën kohë, madje ajo ka njoftuar policinë se e përndiqte, apo dhe se ushtronte dhunë psikologjike. Ndaj njoftonte policinë. Kështu thoshte ajo. Ai donte të takonte gocën. Ai nuk ka pasur qëllime, edhe me biseda që kemi bërë ne, nuk kishte pretendime për gruan, por donte vajzën.

Nuk e kishte takuar asnjë herë vajzën, prej 15 vitesh. Kishte brengë me gocën. Vajza e kishte parë parë të atin në supermarket dhe ai i kishte folur, në një distancë të largët, mbesës i kishte rrjedhur një pikë loti. Nëna më pas e kishte marrë dhe e kishte tërhequr vajzën. Më pas vëllait i kishte shkuar në shtëpi policia. Para 1 muaj ishte këtu Haxhiu. Ai fliste vetëm për vajzën, se pse mos ta takonte. Këtë donte. Kur u divorcua. Iu ofrua mundësi që të krijonte familje tjetër. E thoshte gjithmonë mendjen te goca. Të dy ishin mësues matematike. Ai punonte në ndërtim në Itali, kurse ajo asnjë ditë nuk punoi. Më pas nisën problemet e veta. Por kur ishte me Haxhiun, nuk punoi asnjë ditë. Fëmijët e mi, kanë kërkuar të takohen me mbesën time. Një motra ime shkon për vizitë në Itali te vëllai. Rrinin në një lagje. E takoi rastësisht në rrugë, flasin si normalisht. E fton motra të pinë një kafe, ajo nuk pranoi. Ishin të dyja, goca me nusen, por nuk kishin pranuar që të pinin kafe. Ata nuk u ndanë shumë në paqe, kishte tensione. Edhe shtëpinë ku ka ndenjur i ka lënë me plaçka. U largua Haxhiu nga shtëpia. Më vonë pati precedentët që nuk duhej të afrohej. Ai për efekt të gocës iku nga shtëpia. Ai e donte shumë gocën, por nuk iu kthye kurrë asgjë në këtë jetë.”, tha vëllai i shqiptarit të vrarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGA NGJAVE TI RACË M*TI"/ Sabiani zbulon si reagon kur Keisi merr çantë 500 euro: Ik nga...
Previous article ZGJEDHJET NË RROGOZHINË/ Veliaj: Edhe demokratët e kanë kuptuar se s'ka kohë për eksperimente, por punë

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT