• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOSKA NUK “HAP” RRUGË/ Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave pa pjesëmarrjen ruse
Home
Nderkombetare

MOSKA NUK “HAP” RRUGË/ Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave pa pjesëmarrjen ruse

18 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes së eksportit të grurit të Detit të Zi pas vendimit të Rusisë për ta pezulluar atë. Ai tha se ka rënë dakord me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për të punuar me “shtetet përgjegjëse për të rivendosur sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ushqime” përmes rrugëve të Detit të Zi.

Në video-mesazhin e tij të mbrëmjes, Zelensky theksoi se marrëveshja e drithërave e Detit të Zi, nga e cila Rusia u tërhoq të hënën, ka potencialin të funksionojë në mënyrë efektive edhe pa përfshirjen e Moskës. Ai tha se vendimi i Rusisë paraqet një mundësi për komunitetin ndërkombëtar që të tregojë se “shantazhi” nuk mund të përcaktojë se kush ka ushqim të mjaftueshëm.

Më herët, përmes një zëdhënësi, u tha se Ukraina është e gatshme të vazhdojë eksportet e saj të grurit, edhe pa pjesëmarrjen ruse. Sipas tyre, Ukraina ka marrë qasje nga kompanitë pronare të anijeve që shprehin gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në proces.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kritikoi vendimin e Rusisë pas takimeve në Nju Jork me diplomatë amerikanë dhe evropianë, duke thënë se marrëveshja ka qenë “jetike” për të parandaluar rritjen e çmimeve globale të ushqimeve.

“Ukraina dhe [SHBA] nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të siguruar eksportin e drithërave ukrainase në Afrikë, Azi dhe më gjerë”, tha Kuleba në Twitter. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, kritikoi gjithashtu Moskën për tërheqjen nga marrëveshja dhe tha se vendimi do të “dëmtonte miliona njerëz në mbarë botën”.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me vendet e tjera për të siguruar lëvizjen e grurit nga Ukraina, por nuk po konsiderojnë përdorimin e aseteve ushtarake të SHBA-së për të ndihmuar në mbrojtjen e dërgesave të grurit, tha Kirby.

Ai tha gjithashtu se përdorimi i anijeve turke për të lehtësuar lëvizjen e grurit ukrainas nuk ishte një zgjidhje e mundshme. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se po zhvillohen diskutime me zyrtarët rusë dhe shprehu optimizëm për zgjatjen e marrëveshjes.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres përcolli zhgënjimin e tij për tërheqjen e Rusisë, duke theksuar se marrëveshja kishte shërbyer si një mbështetje jetike për sigurinë globale të ushqimit dhe një simbol i “shpresës në një botë të trazuar”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu bashkua diplomatëve të tjerë perëndimorë në kritikimin e vendimit të Rusisë, duke e quajtur atë “të pandërgjegjshëm”. Blinken tha se Rusia po “përdor ushqimin si armë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DOGJËN MAKINËN NË VLORË/ Flet pronari: S’e di pse ma bënë, unë në ndërtim punoj...
Previous article SËRISH LËKUNDJE TËRMETI NË KRETË/ Ja sa ishte magnituda

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT