• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA “DIGJET” NGA TEMPERATURA REKORD/ Gjatë kësaj jave Berati, Elbasani dhe Gjirokastra “prekin” 43 gradë Celsius
Home
Sociale

SHQIPËRIA “DIGJET” NGA TEMPERATURA REKORD/ Gjatë kësaj jave Berati, Elbasani dhe Gjirokastra “prekin” 43 gradë Celsius

18 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kjo javë që sapo ka nisur pritet të shënojë temperatura të larta rekord në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndikimi i anticiklonit afrikan do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta.

Orët e gjata me diell dhe masat ajrore të nxehta do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius, duke nisur nga e mërkura, kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër. Ndërkohë, në qytetin e Bajram Currit temperaturat maksimale gjatë javës në vijim nuk do të kalojë vlerën prej 36 gradë celsius.

Rritja rekord e temperaturave vjen si pasojë e mbërritjes së anticiklonit afrikan Caronte, i cili do të ketë ndikimin e tij kryesisht në Itali dhe vendet e Ballkanit.

Ndërkohë, edhe në disa zona të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë celsius. Në kryeqytetin e Italisë, Romë, parashikohet që ditën e martë temperatura maksimale të arrijë në 43 gradë celsius, por rekordi, përsa i përket Italisë pritet të regjistrohet në ishujt e Sardenjës dhe Sicilisë, si dhe në rajonin e Puljas ku termometri do të shënojë vlera nga 45 deri në 47 gradë Celsius.

Në këtë periudhë me temperatura tejet të larta, mjekët këshillojnë shmangien e daljeve në diell gjatë orëve të pikut, pirjen e të paktën dy litrave ujë në ditë dhe mos konsumimin e kafesë dhe alkoolit, që janë lëngje dehidratuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI NË MESJETË"/ Ushtarët rusë mbahen në bodrume pas refuzimit për të luftuar në Ukrainë
Previous article "FERRI" NË TOKË/ Temperatura e sipërfaqes shkon mbi 80 gradë celsius

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT