• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË PËRGJEGJËSI E IMJA”/ SHBA e shpalli “non grata”, Vuçiç mbron drejtorin e BIA-s: Ku janë provat?
Home
Rajon

“ËSHTË PËRGJEGJËSI E IMJA”/ SHBA e shpalli “non grata”, Vuçiç mbron drejtorin e BIA-s: Ku janë provat?

14 July, 2023 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas shpalljes “non-grata” të drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandër Vulin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiç deklaroi se sanksionet janë përgjegjësi e tij, pasi Serbia nuk ka pranuar të sanskionojë Rusinë për luftën me Ukrainën.

“Nëse ne do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, ata nuk do të vendosnin sanksione ndaj Vulinit. Po e them atë që më është thënë, që është: vendosni sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të ketë sanksione ndaj askujt”, tha Vuçiç.

Ai nuk tregoi nëse Vulin do të zëvendësohet nga udhëheqja e BIA-s, ndërsa shtoi se sanksionet nuk kanë të bëjnë me armë apo drogë.

Nëse ata ofrojnë ndonjë dëshmi të vlefshme, ne do ta ndjekim penalisht Vulinin. Por, këtu nuk ka asgjë, situata me Rusinë është problemi”, tha Vuçiç.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik. Ai dyshohet se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të drogës si dhe për lidhje me Rusinë. Duke folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç tha se Serbia deri më tani “ka rezistuar” që ta marrë këtë vendim.

“Nuk e di nëse do të mund të vazhdojmë të qëndrojmë [pa vendosur sanksione ndaj Rusisë]”, tha Vuçiç.

Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas SHBA-së, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vulinin po ashtu akuzohet se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ANÇELOTI 3" NIS LLOGARITË/ Mbape është pikëpyetja e madhe. Ja objektivat e sfidat
Previous article E TRISHTË/ Aksidentohet për vdekje 23-vjeçari vlonjat në Greqi, shoku i tij në koma (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT