• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E XHULIO PRELËS/ Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën, gjykata e liron nga qelia! Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Nikoll Sherniku
Home
Breaking News

VRASJA E XHULIO PRELËS/ Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën, gjykata e liron nga qelia! Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Nikoll Sherniku

13 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Redion Hysën, i cili ka qenë i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Rreth një javë më parë, prokuroria kërkoi që Hysa të dënohet me 20 vite burg por trupa gjykuese vendosi ta shpallë të pafajshëm. Ndërsa Nikoll Sherniku, i cili u vetëdorëzuar në polici është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për përkrahje të autorit të krimit.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.

Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete  ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë. Pavarësisht këtyre raportimeve paraprake, trupa gjykuese vendosi ta lërë të lirë Redion Hysën.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 36-VJEÇARI I VURI FLAKËN MAKINËS/ Zbardhen DETAJE nga zjarri që përfshiu pallatin në Unazën e Re
Previous article DREJTORI I ANTIMAFIAS ITALIANE TAKIM ME RRUMBULLAKUN/ Bashkëpunimi në fokus, zbardhet biseda

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT