• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTORI I ANTIMAFIAS ITALIANE TAKIM ME RRUMBULLAKUN/ Bashkëpunimi në fokus, zbardhet biseda
Home
Aktualitet
Kronikë

DREJTORI I ANTIMAFIAS ITALIANE TAKIM ME RRUMBULLAKUN/ Bashkëpunimi në fokus, zbardhet biseda

13 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit mirëpritën në ambientet e DPPSH-së, një delegacion të lartë të Policisë italiane, që kryesohej nga Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia Maurizio Vallone dhe përbëhej nga përfaqësues të kësaj drejtorie dhe nga përfaqësues të zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri.

Diskutimet gjatë kësaj vizite u fokusuan tek intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet policive të të dy vendeve, për të hetuar në mënyrë të përbashkët, grupet kriminale të trafiqeve, që veprojnë në të dyja vendet, si dhe për të bashkërenduar aksionet policore me qëllim shkatërrimin e këtyre grupeve, arrestimin e pjesëtarëve, si dhe sekuestrimin e aseteve financiare të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Vallone dhe përfaqësuesit e zyrës së Interforcës italiane në vendin tonë, për partneritetin e ofruar nga këto struktura dhe nga policia italiane në tërësi. Drejtori theksoi se ky partneritet ka gjeneruar rezultate tejet pozitive në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe shprehu bindjen se raportet e bashkëpunimit dhe të miqësisë do të zhvillohen edhe në aspekte të tjera policore, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia të Italisë vlerësoi Drejtorin e Përgjithshëm, për aktivizimin e plotë të Policisë së Shtetit, kryesisht gjatë viteve të fundit, për të marrë pjesë, për të koordinuar dhe për të drejtuar operacione të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e narkotikëve, në fushat e tjera të trafiqeve dhe kundër krimeve kufitare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E XHULIO PRELËS/ Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën, gjykata e liron nga qelia! Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Nikoll Sherniku
Previous article VRAU DHE HODHI NË KANAL FQINJËN E MOSHUAR/ Dënohet me 20 vite burg Fetah Marra

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E PAVLIN PREKËS NË SHKODËR/ Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes Aktualitet

VRASJA E PAVLIN PREKËS NË SHKODËR/ Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet Aktualitet

JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë Aktualitet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT