• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Iu gjetën kokainë dhe municioni luftarak në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Iu gjetën kokainë dhe municioni luftarak në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

13 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi  gjatë një kontrolli të mjetit të tyre u gjetën kokainë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. K., 48 vjeç dhe S. B., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një sasi të vogël municioni luftarak që u gjet gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata qarkullonin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-të dashurën e tij, për një periudhë 1-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. Shtetasi M. Sh. dhe shtetasja S. Sh. kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, shtetasit S. Sh., ndërsa ky i fundit e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë;

– L. A., 40 vjeç, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin F. F., 66 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë dhe K. M., 31 vjeç, banues në Thumanë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi M. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. V., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Bardhi kërkon Ramën në seancë: Nuk mund të fshihet pas Rrajes dhe Ahmetajt
Previous article "NJË KAFE ME MËRTIRIN, ZOTON E ISH-MINISTRIN"/ Baftjar Zeqaj për përgjimet e SPAK: Si mbaj mend fare, unë Ahmetajn e kam shok partie...

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT