• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET KANABIS, FISHEKË DHE NJË ELEKTROSHOK/ Tre të arrestuar në Fier (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET KANABIS, FISHEKË DHE NJË ELEKTROSHOK/ Tre të arrestuar në Fier (EMRAT)

12 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi u kapën me drogë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë sekuestruar 40 bimë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, fishekë luftarak dhe një elektroshok.

Të njëjtat burime sqaruan se pas hekurave ranë shtetasit Syrja Misiraj, Ervis Shehaj si dhe Rahmet Osmani.
NJOFTIMI I POLICISE

Kontrollet në terren, si dhe mbështetja e inteligjencës policore, bënë të mundur goditjen e 4 rasteve të veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe të posedimit të sendeve të kundërligjshme. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 40 bimë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, fishekë luftarak dhe një elektroshok. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” , si rezultat i kontrolleve për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe falë mbështetjes së inteligjencës policore, kanë goditur 4 raste të paligjshmërive të ndryshme, për të cilat:

•u arrestua shtetasi S. M., 48 vjeç, pasi në tokën në pronësi të tij, në fshatin Mbers, Roskovec, u gjetën të kultivuara 40 bimë narkotike cannabis sativa;

• u arrestua shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, 30 fishekë arme gjahu dhe një elektroshok;

•u arrestua shtetasi R. O., 27 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje;

•u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN DETAJE TË REJA NGA DOSJA E ARBEN AHMETAJT/ Kush e shoqëroi në udhëtimet luksoze ish-zëvendëskryeministrin
Previous article NDODH EDHE KJO/ “Mami tradhton babin”, nipi u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT