• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LEGALIZIMI I KANABISIT MJEKËSOR/ Deputeti i PS-së: Do të kontribuojë në ekonomi
Home
Politikë

LEGALIZIMI I KANABISIT MJEKËSOR/ Deputeti i PS-së: Do të kontribuojë në ekonomi

11 July, 2023 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj këtë të martë në një intervistë të dhënë për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor.

Metaj është shprehur se është e rëndësishme që të ndërmerret një hap I tillë pasi do të sjellë rezultate të larta edhe në ekonominë e vendi tonë.

Sipas tij kjo është industria që në shumë vende të botës po merr një përhapje të madhe ndaj nuk mund të përjashtonim Shqipërinë nga një mundësi e tillë.

“Shqipëria ka një mundësi të artë për të investuar në industrinë e shëndetit për ta kthyer atë edhe në ekonomi. Për të shfrytëzuar këtë mundësi ne nuk mund të themi se nuk jemi në këtë mundësi dhe nuk kemi luksin të themi se nuk marrim pjesë në këtë zinxhir global. Një investim i tillë është edhe një investim u mirë në ekonomi”, është shprehur deputeti i PS-së.

Ndër të tjera ai ka theksuar se projektligji i ka të përcaktuara qartë dhe në mënyrë rigoroze të gjitha masat dhe hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për tu bërë pjesë e kësaj industrie.

“Ky projekt ligj ka rreth tre vite që diskutohet ka kaluar fazat e duhura për marrjen e ekspertizës ndërkombëtare dhe kombëtare dhe atë të diskutimit publik dhe janë marrë parasysh të gjithë eksperiencat parasysh dhe janë bërë përpjekjet që ne të jemi në vendin dhe në momentin e duhur për të marrë pritshmëritë që presim është një mundësi e mirë që rregullon jo vetëm territorin por i hap dritaren çdo investimi në industri. Është momenti që ne ta zhbëjmë këtë tabu dhe ta kthejme në interes.

Ashtu siç do të futet përmes rrugës ligjore nëse do të abuzoje do të dalë menjëherë. Ligji do të ndjekë jo vetëm hyrjen në këtë industri por do të gjurmojë çdo shenjë në kultivim dhe në eksportet dhe nuk lë asnjë mundësi për eksport. Ne do të jemi këtu për të ndjekur zbatimin e këtij projektligji dhe kjo është koha e duhur për Shqipërinë dhe nuk mund të përjashtojmë veten tonë nga marrja e përfitimit në këtë treg global. Ku parashikohet vetëm brenda 2025 pritet që kjo industri të shkojë në 27 miliardë euro ndaj është një hap i rëndësishëm”, ka thënë ai./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR ÇDO SERB TË VRARË..."/ Deklarata e Vuçiçit pak ditë pas masakrës së Srebrenicës me 8 mijë viktima
Previous article VDEKJA E 7-VJEÇARES/ Prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim drejtuesin e skafit dhe 8 zyrtarë të policisë kufitare

s.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT