• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E KURANIT NË SUEDI/ Talebanët hakmerren, ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan
Home
Nderkombetare

DJEGIA E KURANIT NË SUEDI/ Talebanët hakmerren, ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan

11 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata talibane tha të martën të gjitha aktivitetet e Suedisë në Afganistan duhet të ndalohen pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez muajin e kaluar. “Pas fyerjes së Kuranit të shenjtë dhe dhënies së lejes për fyerje të besimeve myslimane…Emiratet Islamike të Afganistanit urdhërojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”, tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talibane në një deklaratë për media.

Që kur talibanët morën kontrollin në vitin 2021, Suedia nuk mban më një ambasadë të hapur në Afganistan. Urdhri pritet të ndikojnë në organizatën joqeveritare suedeze, Komitetin Suedez për Afganistanin, i cili ka një prani të konsiderueshme në të gjithë vendin, duke ofruar ndihmë në kujdesin shëndetësor, arsimin dhe zhvillimin rural me mijëra punonjës ndihmës të përfshirë. Muajin e kaluar, një emigrant irakian në Suedi dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm, duke shkaktuar zemërim të gjerë brenda botës myslimane.

Komiteti Suedez për Afganistanin nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi urdhrin e talibanëve. Administrata talibane nuk dha detaje se cilat organizata do të prekeshin. Sektori i ndihmës në Afganistan tashmë është përballur me sfida të mësha për shkak të kufizimeve të ndryshme, duke përfshirë kufizimet për punonjëset femra dhe një ulje të financimit për planin vjetor humanitar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Këto rrethana tregojnë se vendet donatore po zvogëlojnë mbështetjen e tyre financiare. Më 29 qershor, një person grisi dhe më pas dogji Kuranin para xhamisë qendrore të Stokholmit të Suedisë. Ai kishte leje që të protestonte para xhamisë të mërkurën, që përkoi me ditën e parë të Festës së Kurban Bajramit. Por, pavarësisht se kishte dhënë leje për këtë protestë, policia suedeze më pas nisi një hetim për këtë rast. Autorizimi i policisë për këtë protestë u bë disa javë pasi Gjykata e Apelit në Suedi refuzoi një vendim të policisë për të ndaluar dy protesta në Stokholm, ku përfshinin edhe djegien e Kuranit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUSI MBETET "DUARTHATË"/ Mbrojtësi i Serie A zgjedh Fiorentinën
Previous article PAMJET TË RËNDA! Babë e bir rrihen brutalisht nga polici i Kosovës dhe djali i tij

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT