• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PLAGOS GJATË PROTESTAVE NË VERI TË KOSOVËS/ Ushtarit të KFOR i pritet këmba
Home
Rajon

U PLAGOS GJATË PROTESTAVE NË VERI TË KOSOVËS/ Ushtarit të KFOR i pritet këmba

10 July, 2023 s.autor Rajon

Një ushtar hungarez, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-së në Kosovë, ka humbur këmbën, si pasojë e plagëve të marra gjatë protetsave në veri mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ushtarit i është amputuar njëra këmbë pas lëndimeve të marra gjatë protestës së dhunshme në veri të Kosovës më 29 maj. Lajmin e ka njoftuar medias vendase, “telex”, e cila citon ministrinë e mbrojtjes në Hungari.

Në njoftimin e ministrisë hungareze thuhet se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar mirë, ndërsa gjendja e ushtarit është stabile. Referuar njoftimit të ministrisë, shumica e ushtarëve hungarezë të KFOR-it janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja shëndetësore për dy ushtare është ende e rëndë dhe për këtë arsye ata janë duke u trajtuar në spital.

Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht hungarezë dhe italianë, u  plagosur gjatë ndërhyrjes për t’i shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan të hënën e 29 majit. Paqeruajtësit e NATO-s kërkuan nga protestuesit të shpërndahen, por ata nuk pranuan dhe hodhën gurë, shok-bomba e koktej molotovi në drejtimin e tyre.

Serbët lokalë në katër komunat e veriut të Kosovës ishin duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në godina dhe prezencën e njësive speciale të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesave komunale.

Tensionet u nxitën pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut,  ku fituan kandidatët shqiptarë. Partitë serbe i bojkotuan ato.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËRBEU DY VITE SI USHTARE/ Rina: Jam abuzuar seksualisht nga shokët
Previous article KONTROLLET NË RRUGË/ Policia e Tiranës bën bilancin: 32 shoferë të arrestuar dhe proceduar në një javë, qindra gjoba

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT