• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK JEP NJOFTIMIN PËR ARBEN AHMETAJN/ Nën akuzë për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Home
Breaking News

SPAK JEP NJOFTIMIN PËR ARBEN AHMETAJN/ Nën akuzë për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie

10 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK ka njofttuar 3 akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin Arben Ahmetaj. Ahmetaj akuzohet për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, “Korrupsionit pasiv”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022 për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 257/a, 260, 245, 287 të K.Penal.
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, në kuadrin e procedimit penal të mësipërm, ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

• Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q.

Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

• “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

• “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAPPE LOJTAR I MADH, POR JO LIDER"/ Leonardo i ashpër me yllin francez: Koha që ai të largohet nga PSG
Previous article AKSIDENT NË FIER/ Autoboti me gaz përplasjet me një mjet tjetër, shoferi...

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT