• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGTONIN MALLRA KONTRBANDË DHE FSHIHNIN TË ARDHURAT/ Çfarë ndodhi me tre qytetarët në Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

TREGTONIN MALLRA KONTRBANDË DHE FSHIHNIN TË ARDHURAT/ Çfarë ndodhi me tre qytetarët në Sarandë

9 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tregtonin mallra të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat, policia e Sarandës procedon tre persona.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare, bazuar në inteligjencën policore, për evidentimin e rasteve të tregtimit të mallrave/produkteve të kontrabanduara, me qëllim ndëshkimin ligjor të shtetasve që ushtrojnë këtë veprimtari të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 3 subjekte në të cilat tregtoheshin mallra të kontrabanduara.
Procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i njërit prej tyre, pasi fshihnin të ardhurat e përfituara nga tregtimi i këtyre mallrave. Në njërin nga subjektet, mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Skema”, për evidentimin dhe goditjen e këtyre rasteve.

Si rezultat janë evidentuar 3 subjekte tregtare në të cilat tregtoheshin mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.

Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme. Operacioni kundër informalitetit do të zhvillohet edhe në ditët në vijim, në të gjithë qarkun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Mbytet një 35-vjeçar në plazhin e Pishporos, detajet e para nga ngjarja e rëndë
Previous article U SHKARKUA SI MINISTËR I BRENDSHËM/ Reagon publikisht Bledi Çuçi

s.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT