‘’Halloweeeeen filloi..”, kaq ka mjaftuar për Ermal Mamaqin që t’i japë një të ulëritur në fytyrë bashkëshortes së tij Amardës teksa ishin në kreavat mëngjesin e sotëm. Reagimi i saj vërtet të shkrin së qeshuri, dhe një epitet “gomar” në fund duket se nuk i mjafton për të shfryrë nervat në ato momente.
Aq shumë duket ta ketë përfshirë festa dhe humori Ermalin saqë ka harruar faktin se Ami është në pritje të ëmbël dhe shaka të tilla mund edhe të shmangen.
”Halloween” është një nga festat më të frikshme në të gjithë botën, teksa njerëzit maskohen në mënyra të ndryshme dhe festojnë deri në orët e para të mëngjesit.


