• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURI BALLKANIK/ Rama nga Sarajeva: Mbrojmë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës; Krishto: Theks të veçantë…
Home
Politikë

TURI BALLKANIK/ Rama nga Sarajeva: Mbrojmë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës; Krishto: Theks të veçantë…

7 July, 2023 s.autor Politikë

Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.

“Në këtë takim e informova Ramën lidhur me situatën politike. Bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë me konsensus dhe të ketë dialog të mirë dhe shpresoj se në dy shtete do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë” – tha Kristo.

Ndërkohë Edi Rama u ndal sërish te Kosova. Gjatë konferencës së përbashkët ai apeloi që Bosnja dhe Hercegovina të thjeshtojë lëvizjen e qytetarëve të Kosovës duke njohur në kufi kartat e identitetit.

Rama gjithashtu përsëriti ftesën për Samitin e Tiranës në tetor.

Ne dëshirojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe e informova Kryeministren që jemi duke hapur ambasadën tonë në Sarajevë. Në Bosnje Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe me vjen mirë të them se ai boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat sipas Kushetutës dhe sipas ligjit të minoriteteve.

Nga ana tjetër nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosove dhe në vende të tjera. Jemi shume të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe ajo e lëvizjes së lirë me kartë identiteti për shqiptarët e Kosovës të mundësohet. Sepse është e pakuptimtë që ne të diskutojmë për problematikat e qytetarëve ndërkohë që politika duhet të shërbejë pa dallim.

Nga ana tjetër erdha për ta informuar kryeministren për samitin që duam të mbajmë në Tiranë në tetor dhe për ta shfrytëzuar samitin si një vend kutë marri jetë plani për një financim të ri nga BE për gjashtë vendet e Ballkanit.

Nuk besoj se neve na duhet ndonjë lutë apo të navijë ndonjë agresor për të patur më shumë mbështetje. Bashkimi Evropian duhet të na mbështesë duke dhënë një provë se sjellja e mirë, shpërblehet” – tha Edi Rama në Sarajevë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION/ Ndërtuan pa leje, procedohen 5 persona në Sarandë
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Ky është Valter Bami, i arrestuar për atentatin në Krujë ndaj Gentjan Bejtjas

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT