• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “GËRDECI”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 18 korrik
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “GËRDECI”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 18 korrik

7 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjyqi për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë sërish. Shkak është bërë një pasaktësi në 109 prokurat e paraqitura nga avokati i familjarëve, Dorjan Matlia.

Prokurorët kërkuan kohë për të kryer verifikimet e kësaj prokure. Gjyqi i radhës për Mediun do të jetë më 18 korrik.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe ‘Albademil’. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 13 VITE BURG PËR PROSTITUCION NË ITALI/ Arrestohet 51-vjeçari në Dibër! Pritet ekstradimi i tij
Previous article KENI PLANE PËR FUNDJAVËN? Ja si do të jetë moti

s.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT