• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOT I KTHJELLËT DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi për sot
Home
Sociale

MOT I KTHJELLËT DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi për sot

7 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë zonën malore duke rrezikuar reshje të izoluar shiu në eksremin verilindor. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të këtë largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së premte; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht motin e kthjellët në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Kjo situate e vranësirave do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 31 apo 32 gradë C.

Europa

Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në Lindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe atë Lindore. Po ashtu, pjesërisht Europa Qendrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri pas temperaturave të larta ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Digjet një banesë në Vlorë, familjarët...
Previous article KURTI NUK E TAKOI/ Rama: S’kam fjalë për ta interpretuar! E ftova për drekë kur bënte fushatë kundër meje në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT