Përfundon seanca gjyqësorë për të denuarin, Emiljano Shullazi. Prokuroria paraqiti 19 faqe me prova shkresore.
Prokuroria ka deklaruar se fillimisht u hetuan dy grupe kriminale, hetime këto të cilat nisën në muajin shkurt të viti 2016.
Avokati i të akuzuarve tha se prokuroria me provat që paraqiti nuk po bën punën siç duhet, duke i cilësuar materialet shkresore si prova të marra nga google.
E ndërsa prokurorja Elizabeta Imeraj iu përgjigj duke i kërkuar palës mbrojtëse të mos bëjnë rolin e inspektorëve të prokurorisë.
Në debat është përfshirë edhe një nga të akuzuarit Gilmando Dani i cili ka ngritur pretendimet se po mbahen pa asnjë arsye në burg për gati 2 vjet.
Gilman Dani: Po mbahemi dy vite në burg kot.
Imeraj: Spo të mban prokuroria, je në burg me vendim gjykate apo nuk ta kanë shpjeguar avokatët?
Dani: E di mirë ti pse jam unë në burg.


