• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Nuk ndalet përgjakja në Ukrainë, raportohet për 4 të vrarë pas sulmit rus në Lviv
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Nuk ndalet përgjakja në Ukrainë, raportohet për 4 të vrarë pas sulmit rus në Lviv

6 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën katër persona raportohet se janë vrarë pas një sulmi me raketë të kryer nga Rusia në qytetin ukrainas të Lvivit. Mediat e huaja raportojnë se ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të mbijetuar dhe viktima të tjera, thanë autoritetet. Në këtë sulm, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë plagosur edhe nëntë persona. Në njoftim u tha se sulmi me raketë ka shkatërruar dy katet e sipërme të një ndërtese banimi.

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se rreth 60 banesa dhe 50 makina në zonën ku u krye sulmi janë dëmtuar.
Përmes një video-mesazhi, Sadovyi tha se ky ishte sulmi më i madh ndaj infrastrukturës civile në Lviv, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes Telegramit se “fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Patjetër që do të ketë një përgjigje për armikun. Do të jetë një përgjigje e qartë”.

Zelensky po ashtu ka publikuar pamje me dronë të dëmeve të shkaktuara nga ky sulm. Qindra mijëra ukrainas, që janë larguar nga shtëpitë e tyre nga zonat në lindje dhe pjesë të tjera të shtetit, janë strehuar në Lviv. Lviv gjendet në perëndim të Ukrainës, rreth 70 kilometra larg kufirit me Poloninë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DËSHMIA E DJALIT TË BEJTJAS TEK AJO E KUNDËRSHTARIT TË TIJ/ Çfarë ndodhi pak orë pas atentatit në Krujë: Babi...
Previous article ATENTATI NDAJ BEJTJAS/ Detajet e reja, çfarë pa dëshmitari okular: Tre persona ikën me vrap, por njëri…

s.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT