• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Fëmijët dhe daja u qëlluan brenda në makinë me 28 plumba kallashi. Autorët zunë pritë në hyrje të …
Home
Breaking News

DETAJET/ Fëmijët dhe daja u qëlluan brenda në makinë me 28 plumba kallashi. Autorët zunë pritë në hyrje të …

4 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plot 28 plumba automatiku, janë lëshuar mbi automjetin ku ndodhej Ramazan Sino dhe dy nipërit e tij, të moshës 13 dhe 10 vjeç.

Fëmijët ndodheshin brenda një automjeti së bashku me dajën e tyre Ramazan Sino, të cilët teksa po hynin në ambjentet e shtëpisë së Gentian Bejtjas, janë sulmuar më armë në mënyrë të befasishme.

Sipas burimeve të policisë, autorët kanë zënë pritë pranë banesës së Bejtjas, ku sapo është shfaqur makina e tij, kanë hapur zjarr, duke vrarë në vend drejtuesin e makinës Ramazan Sino dhe plagosur dy fëmijët e mitur.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, ndërsa në vendin e krimit policia kriminale ka sekuestruar plot 28 gëzhoja automatiku, të cilat tashmë janë çuar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar nëse janë qitur nga e njëjta armë dhe nëse ka elemntë të gjurmëve të gishtave.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje e rëndë kanë shpëtur dy fëmijët e mitur. Ndërsa policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë sekuestruar pamjet filmike të disa kamerave, mbetjet e një makine tip “Golf 5” të djegur dhe tre kallashnikovë të djegur.
Deri në këtë fazë, dyshohet se objektiv i sulmit me armë ka qënë Gentian Bejtja.
Ky i fundit një ish-punonjës i Policisë së Fushë-Krujës, që më pas është implikuar në disa ngjarje kriminale të rënda.

Për herë të parë, emri i Gentian Bejtja, është lakuar mediatikisht kur në qytetin e Durrësit, vodhi së bashku me Enver Stafukën makinën tip “BMW”, të cilën disa ditë më vonë e përdorën në vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shtetit, Dritan Lamaj në Tiranë.

Bejtja është lakuar dhe në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Durrës, ku pas marjes në pyetje ai është lënë sërisht i lirë. Në vrasjen e Arben Mërkurin alias “Maneci”, Gentjan Bejtja ka dhënë shpjegime në polici mbi atë cfarë dinte.

Më pas ai është lënë i lirë. Ndërsa pyetja e tij në polici, ka vijuar dhe për ngjarjen e vrasjes së Iljaz Çalit në autostradë dhe tek vrasja e ndodhur një vit më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Bejtja njihet si një person që mbante lidhje të ngushta me Enver Stafukën, të zhdukur disa vite më parë.

Ndërsa mes kundërshtarëve të tij në zonën e Fushë-Krujës, policia rendit Durim Bamin, Ramazan Rajën, Mariglen Hakën.

Bami dhe Haka, ditën e sotme janë shoqëruar në polici ku aktualisht po meren në pyetje.
Ndërsa për shkak të dinamikës intensive të ngjarjes dhe dëmeve njerëzore të shkaktuara në familjen e Gentjan Bejtja, asnjë nga të afërmit e të dëmtuarve nuk është marë në pyetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPORTI I DRITHËRAVE RUSE/ Lavrov i prerë: Nuk shohim asnjë bazë për rinovimin e marrëveshjes
Previous article NXËNËSIT E SHKOLLËS "MUSINE KOKALARI" ME GODINË TË RE/ Veliaj: Këtë vit kemi një buqetë prej 10 shkollash të reja

s.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT