• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË BËRË TERROR”/ Familjarët e të arrestuarve në Elbasan: Jemi trembur, kujtojnë se po kapin…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ËSHTË BËRË TERROR”/ Familjarët e të arrestuarve në Elbasan: Jemi trembur, kujtojnë se po kapin…

29 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar orët e para të mëngjesit në Elbasan ku 45 persona janë arrestuar dhe 7 janë shpallur në kërkim.

Familjarët e të arrestuarve prej orësh ndodhen pranë rajonit të policisë në Elbasan, nga ku presin të marrin informacion rreth këtyre shoqërimeve. Disa prej tyre kanë komentuar situatën, ku janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion mbi arrestimet e familjarëve të tyre dhe se policia nuk i ka dhënë asnjë arsye apo detaj mbi këtë situatë.

Ato kanë treguar se një numër i madh efektivësh të RENEA-s i kanë bërë kontroll në banesa për armë dhe lëndë narkotike dhe kjo situatë i ka trembur shumë.

“Më kanë arrestuar çunin sot në mëngjes se dyshonin tek nipi për drogë. Gjë nuk gjetën e i thanë hajde se kemi për të sqaruar diçka. Ishin shumë policë, u trembëm si të mos trembesh, si të kesh kriminelë në shtëpi si në diktaturë, po jetojmë mes kriminelësh. Dyshojnë se nipi dikur ka bërë tregti droge, në asnjë mënyrë. Kontrolluan shtëpinë nuk gjetën asgjë. Jemi bërë më keq se në diktaturë”- shprehet një e moshuar mes lotësh.

“Nuk kemi asnjë informacion pse e kanë marrë vëllain. Erdhën në 5 të mëngjesit, erdhën në banesë nuk imë asnjë gjë nuk na dhanë asnjë informacion. Shumë të trembur jemi se ishin rreth 20 veta, nuk dimë asnjë gjë pse e morën. Asnjë informacion nuk na kanë dhënë deri më tani”- tha një zonjë.

“Asnjë gjë nuk na kanë sqaruar, në 4 pa një çerek erdhën 4-5 policë përmbysën shtëpinë thanë keni armë. Nuk i pyeta a janë policë jam shefi i krimeve më tha. Merren me ne fukarenjtë. E morën me vete erdha për t’i dhënë ilaçin se ka mish të huaj është i bllokuar por nuk më fusin.”– tha një e moshuar.

“Mbrëmë është bërë një terror nga ana e policisë, kanë shkuar nëpër shtëpi, ku ka të moshuar, fëmijë. Ndoshta është e ligjshme, por nuk mund të shkosh në atë mënyrë, ti marrësh zbathur, kujtojnë se çfarë po kapin, Talo Çelën ta kapë drejtori i madh që rri në Tiranë.”- shprehet një tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOL GARAZHIT NË SHKODËR/ Ja pamjet nga vendi i ngjarjes
Previous article MEGAOPERACIONI NË ELBASAN/ 45 të arrestuar dhe 7 në kërkim, sekuestrohen drogë, armë dhe para

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT