• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITI ME ARMË NJË SHUMË TË MADHE NË KËMBIMIN VALUTOR/ Identifikohet autori, arrestohet bashkëpunëtori
Home
Breaking News

GRABITI ME ARMË NJË SHUMË TË MADHE NË KËMBIMIN VALUTOR/ Identifikohet autori, arrestohet bashkëpunëtori

28 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e shtunë ku në Unazë të Re, një shtetas nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë të madhe parash në një pikë të këmbimit valutor.

Në kuadër të operacionit “Round” u shpall në kërkim Artan (Marius) Tafani dhe u arrestua Enio Mecaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Round”, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vihet në pranga një shtetas i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Sekuestrohen biçikleta dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur me datë 24.06.2023, kanë vijuar punën intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të implikuar, si dhe vënies së tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Round”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Fier. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin. Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13-VITE KRAH ELVIS PUPËS/ Belina zbulon sekretin e marrëdhënies së fortë në çift
Previous article VENDIMI ZYRTAR/ Ndalohet fanella me numër 88 në Itali, arsyeja

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT