Partia Demokratike ka dalë kundër anëtarëve të zgjedhur të KLP dhe KLGJ, të zgjedhur një ditë më parë nga komisioni Ad Hoc.
Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi në një dalje për media se 10 emrat e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ jo vetëm janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, por kanë dhe probleme të rënda me ligjin.
Procesi per KLGJ/KLP nje farse, proces i delegjitimuar. Kandidatura ne KLGJ/KLP me afilacion te paster politik, ne shumicen e tyre jane ne kundershtim me kriteret e Kushtetutes dhe ligjit, disa jane te skualifikuar nga ONM.
PD nuk kishte dyshim se 10 emrat jo vetem do te ishin te afert me kryeministrin Rama, por me probleme te renda me ligjin dhe Kushtetuten, rrjedhimisht e papranueshme. Procesi eshte i delegjitimuar dhe parlamenti nuk mund te miratoje kete liste te deligjitimuar.
Sokol Lamaj nuk ka vertetimin per shlyerjen e detyrimeve tatimore, qe eshte shkelje flagrante per kriteret e kandidateve qe vijne nga avokatia. Ndaj tij jane marre masa administrative per mospagesen e rregullt te tatimeve. Ky eshte kriter ndalues per kandidatet. Edhe ky kandidat e deligjitimon listen.
Nje fakt i ri per Sokol Lamaj, nga avokatia, ONM ka konstatuar se nuk provon ligjshmerine e pasurise.
Ndersa Gazmend Bardhi ish minister i drejtesise i propozuar nga PD ne periudhen e zgjedhjeve te 25 qershorit tha: Shkeljet ligjore dhe kushtetuese per kriteret e kandidateve e bejne listen te pavlefshme. Dokumenti nga sekrori i dekriminalizimit per Altin Hazizaj eshte dorezuar ne kuvend por eshte fshehur per anetaret e opozites. Ai duhej te ishte skualifikuar. Kjo e ben listen te pavlefshme.
Kandidati per KLGJ nga shoqeria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklarate ku deklaron se nuk ka qene i denuar me vendim gjyqsor te formes se prere. Eshte deklarate e rreme sepse sipas shkreses se Drejtorise se Burgjeve dhe Prokurorse se Pergjithshme rezulton se Altin Hazizaj eshte denuar dy here me vendim te formes se prere per dy vepra penale.
ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qene i perfshire ne nivele te larta politike, cka ligji e ndalon.
Ndersa Kozma Jano nga rradhet e avokateve, nga dokumentacioni qe i eshte fshehur opozites, rezulton, se Kozma Jano i datelindjes 1956 ka qene bashkepunetor i sugurimit te shtetit me pseudonimin “telefoni.”
Sipas Bardhit Kozma Jano ka qene kryetar i Partise Komuniste dega Lushnje dhe ne 2011 ka qene kandidat ne zgjedhjet lokale ne listen e keshilltareve. Kjo e dhene eshte ne faqen e KQZ. Alfred Balla ne rekomandimin e ONM nuk ploteson kriterin e angazhimit ne shoqerine civile ne 5 vitet e fundit. Platforma e ketij kandidati eshte plagjiature e nje kandidati tjeter. (Plarent Ndreca). ONM thote se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur per te qene kandidat. Faktet jane se maxhoranca ka perfshire ne proces qe delegjitimojne te gjithe procesin per KLGj/ KLP]
Bylykbashi tha se mjafton qe nje kandidat te mos perbushe kriteret, e rrezon dhe delegjitimon te gjithe listen. Jemi perpara kapjes se themeleve te shtetit. Kur nje kryeminister eshte i korruptuar, ai duhet te dale para drejtesise. Keshtu ka ndodhur ne Kroaci, Rumani. Kete presin edhe shqiptaret, por me kapjen politike te drejtesise, kjo nuk mund te ndodhe.
Lista e kandidatëve të kontestuar nga PD:
Sokol Lamaj
Altin Hazizaj
Ilir Panda
Kozma Jano
Alfred Balla
Pëgatiti:AlpeNews.al/


