Pas rebelimit të organizatës paraushtarake Wagner, ka reaguar sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, foli për dobësitë e Kremlinit.
Duke komentuar situatën në Rusi pas grushtit të shtetit të Jevgeny Prigozhin, Blinken u ndal tek dobësitë e Kremlinit.
“Rebelimi i shkurtër nga Wagner tregoi problemet reale në stafin e Putinit. Putini u përball me një sfidë të vërtetë. Prandaj, ngrihen pyetje të rëndësishme dhe dobësitë e vërteta bëhen të dukshme,” shtoi Blinken,
Duke iu referuar të ardhmes së Wagner-it, Blinken theksoi se është shumë herët për të bërë vlerësime.
Ai gjithashtu theksoi se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën shkaktoi kaos në vendin e tij.


