• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET PRISHTINË-BEOGRAD/ SHBA kërkon hapa urgjent për qetësimin e situatës, DASH bën sërish thirrje
Home
Rajon

TENSIONET PRISHTINË-BEOGRAD/ SHBA kërkon hapa urgjent për qetësimin e situatës, DASH bën sërish thirrje

24 June, 2023 s.autor Rajon

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa urgjent dhe konkret në qetësimin e situatës, si dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. DASH ka thënë se kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe para më shumë se një jave.

DASH ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët. “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent, konkretë për të de-përshkallëzuar tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar në Serbi”, thuhet në një përgjigje të DASH-it për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe). Më tej, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se “të dyja palët duhet të ndjekin planin e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”. Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë dje se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.

Ai e ka kritikuar fuqishëm Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore. Arrestimet e serbëve ai i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore. Në fund, Borrell shkurtimisht ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse. “Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve & dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e ashpër nga Serbia”, ka shkruar Borrell. Ai ka thënë se ky përshkallëzim në rritje, nuk do të tolerohet. “Përkundër takimit të krizës dje, eskalimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar në fund ai.
Borrellit i ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se marshimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Mitrovicën e jugut sot, ishte vetëm stërvitje rutinore, e planifikuar në bazë vjetore, për të cilën është informuar edhe KFOR-i.

Interpretimet se kjo ecje e FSK-së në Mitrovicë ishte një lëvizje drejt tensionimit të situatës, Kurti i ka quajtur dezinformata. Ai ka thënë se këto interpretime janë dezinforma të rrezikshme dhe të papranueshme. “Stërvitjet e sotshme të Regjimentit të Tretë të FSK-së në Mitrovicën e Jugut janë një rutinë e planifikuar në bazë vjetore, për të cilën është i informuar plotësisht KFOR-i. Është përbërë prej 215 ushtarëve që kanë ecur nga Kazerma “Minatori” në Frashër dhe prapa. Dezinformatat janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar kryeministri. Kurti ka folur edhe për serbin e arrestuar më Mitrovicën veriore, i njohur me nofkën “Rusi”, nën dyshimet për sulme ndaj forcave të KFOR-it.

Ai e ka arsyetuar arrestimin dhe ka thënë se nuk është i përfshirë në këtë arrestim. “Si kryeministër i një shteti demokratik, kam zero përfshirje në hetimet e krimeve dhe arrestimeve”, ka shkruar Kurti tutje. Duke iu referuar situatës, Kurti ka bërë thirrje që të verifikohen lajmet para reagimeve. “Shpërndarja e panikut dhe e pretendimeve të rreme vetëm sa ndez tensionet dhe ndihmon të tjerët që e kërkojnë eskalimin. Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni për informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të përfshiheni publikisht në shpërndarjen e lajmeve apo parashikimit të ngjarjeve”, ka shkruar Kurti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Vodhën disa produkte në një dyqan brenda qendrës tregtare në Tiranë, pranga dy vajzave nga Fushë-Kruja
Previous article "BARBUNJAT E BABIT, AI MË USHQEN"/ Elvana Gjata rrëfen 19 vitet e karrierës përballë Ramës: Sakrifica, luftë, ulje-ngritje, por ia kam dalë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT