• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha nga Laprakë: Qeveria “Rama” është krahu politik i krimit të organizuar. Të ngrihemi…
Home
Shqipëri

Basha nga Laprakë: Qeveria “Rama” është krahu politik i krimit të organizuar. Të ngrihemi…

23 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Në takimin me degën 11 të Laprakës, në Tiranë, Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, tregoi gjendjen e rëndë ekonomike duke iu referuar historisë së dhimbshme publike të një babai, i cili ditën që nuk kishte gjetur punë tek “Ushtari i Panjohur”, kishte shitur gjak për të blerë bukën e fëmijëve.

290 mijë shqiptarë janë në mjerim absolut, shesin gjakun për t’u siguruar fëmijëve 1 vakt ushqim në ditë.

Rama u fut në bunker nga 1200 naftëtarë. 50 milionë euro taksa të falura për ARMO-n, do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm naftëtarët.
Qeveria “Rama” është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri. Largimi i kryeministrit është mesazhi i 27 Janarit.

Basha tha se në këtë situatë mjerimi për 300 mijë familje, qeveria u fal inceneratorëve miliona euro, 5.2 milionë vetëm për fabrikën e plehrave në zonën e Fierit, kundër të cilës po protestojnë banorët.

“Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri,”- tha Basha.

Basha vuri në dukje se rasti i ARMO-s është modeli i korrupsionit flagrant të Edi Ramës, për videokonferencën e të cilit tha se ishte “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.

“50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre,”- u shpreh Basha.

Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protest si rruga e vetme për t’i dhënë vetes mundësinë për t’u drejtuar nga një qeveri që prioritet ka qytetarët dhe jo hajdutët e kriminelët.

“Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!”- theksoi Basha.

Kreu i Partisë Demokatike tha se varfëria dhe çdo padrejtësi e shqiptarëve e kanë burimin tek blerja e pushtetit nëpërmjet krimit. Basha u shpreh se kjo u provua më 25 qershor, ku u verifikua se zgjidhjet hibride nuk funksionojnë, prandaj largimi i Edi Ramës është garancia e vetme për shkatërrimin e aleancës së pushtetit me krimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Nuk është parajsë"/ Jetë dhe vdekje për refugjatët LGBT (FOTO)
Previous article E TMERRSHME/ Plaku përdhunoi 6-vjeçaren dhe e hodhi në plehra. Banorët rrethojnë... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT