• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË GARË ME KOHËN PËR TË GJETUR NËNDETËSEN TITAN/ 5 personave në bord u ka mbetur vetëm disa ore oksigjen
Home
Nderkombetare

NË GARË ME KOHËN PËR TË GJETUR NËNDETËSEN TITAN/ 5 personave në bord u ka mbetur vetëm disa ore oksigjen

22 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Është një operacion kërkim-shpëtimi dhe ne duhet të vazhdojmë të shpresojmë’! Kështu u përgjigj për gazetarët kapiteni i rojeve bregdetare Jamie Frederick në Boston, të cilët e pyetën nëse ishte ende optimist për gjetjen gjallë të 5 personave të cilët ndodhen në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan.

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën, ndërkohë që tashmë personave që ndodheshin në bordin e anijes iu ka mbetur edhe disa orë oksigjen. Shpresa për të gjetur dhe nxjerrë në sipërfaqe pasagjerët e nëndetëses, e cila është zhdukur që nga e diela në Atlantik, janë tashmë të pakta.

Oksigjeni brenda nëndetëses, sipas një vlerësimi mund të përfundojë sot në mesditë rreth orës 12. Askush nuk mund të thotë nëse ata ishin ende gjallë e as nuk dihej nëse sistemi i ngrohjes në bord ka funksionuar. Por, për të nxitur shpresën, thuhet se janë dëgjuar tinguj të kapur nga hidrolokatori i një aeroplani kanadez si dje ashtu edhe një ditë më parë!

“Ekziston një mundësi që këta tinguj të jenë njerëzorë,” i thotë Corriere ish-kapiteni i marinës amerikane, David Marquet, i cili komandonte nëndetësen bërthamore USS Santa Fe.

Por oqeani është një vend i zhurmshëm: ‘Ka shumë tinguj, të balenave, anijeve që kalojnë, të po atyre anijeve që tani përdoren për kërkime.” shpjegon kapiteni.

Një tjetër problem është se zona e kërkimit e cila ishte zgjeruar dje, dyfishi i një dite më parë. Në një moment, një nga avionët në një patrullë 24-orëshe dalloi një objekt drejtkëndor në sipërfaqe. Megjithatë, roja bregdetare më pas përjashtoi mundësinë se ishte një pjesë e nëndetëses.

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.

Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu është në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Shpërthime në 13 rajone, shkatërrohet një urë në zonën e Khersonit! Tërmet pranë Krimesë
Previous article SOT KUVEND/ Pritet të lexohet raporti vjetor i BSH-së, Avokatit të Popullit si dhe Komisionit të Prokurimit Publik

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT