• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FTESA E BORRELL/ Pas Kurtit edhe Vuçiç i pavendosur për pjesëmarrjen në takimin në Bruksel
Home
Rajon

FTESA E BORRELL/ Pas Kurtit edhe Vuçiç i pavendosur për pjesëmarrjen në takimin në Bruksel

17 June, 2023 s.autor Rajon

Pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i pavendosur për të pranuar ftesën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për një takim urgjent për menaxhimin të krizave, në kuadër të dialogut në Bruksel është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kështu të paktën ka bërë të ditur i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konferencë për media, raporton mediumi opozitar serb, Danas.

Duke folur për ftesën e kryediplomatit spanjoll, Petkoviç tha se Vuçiç ende nuk ka vendosur nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Borrell për një takim të nivelit të lartë, me arsyetimin se kryeministri i Kosovës “nuk po jep hapësirë për bisedime” duke iu referuar situatës aktuale në Veri të Kosovës.

“Dialogu nënkupton biseda për normalizimin e marrëdhënieve, dhe ajo që po shohim nga Kurti është krejtësisht jonormale dhe e kundërta e dialogut. Vendimin përfundimtar për vazhdimin e mundshëm të bisedimeve me Prishtinën do ta marrë presidenti serb Vuçiç”, ka thënë Petkoviç.

As Albin Kurti nuk ka vendosur ende se a do të marrë pjesë në takimin në fjalë.

“Ende nuk kam vendosur, por do ta informojë Borrellin me kohë”, ka thënë fillimisht ai.

Ani pse kryeministri i Kosovës, paraprakisht, gjatë fjalimit të tij në kuadër të Forumit të Prespës, tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme që në çdo kohë të ulet në tryezën e bisedimeve në Bruksel, mëdyshja e tij për ta bërë një gjë të tillë në këtë fazë buron, siç tha ai, nga qasja paksa e çuditshme e kryediplomatit spanjoll, Borrell.

“Ftesa e fundit e Josep Borrell për t’u takuar javën e ardhshme në Bruksel më duket paksa e çuditshme, sepse javën e kaluar kur propozova të takohemi në Bruksel, Borrell tha se njëherë na duhet de-eskalim ndërsa menjëherë pas kidnapimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrelli kërkon takim të nivelit të lartë, kur eskalimi është i madh sa një mal atëherë marrë ftesë që të shkojë në takim të nivelit të lartë kurse kur kërkova vetë takim paraprakisht thanë se nevojitet njëherë de-eskalim”, ka potencuar ai.

Një pesimizëm të fortë për procesin e dialogut ka shfaqur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, meqë faktori ndërkombëtar, në veçanti BE-ja po kalon me lehtësi duke mos e ndëshkuar interferimin e Serbisë në stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Serbia, sipas numrit dy të Lëvizjes Vetëvendosje, po dëshmon se dëshiron patjetër tension dhe konflikt në Kosovë duke penguar të drejtën ligjore të kryetarëve të zgjedhur të komunave për ta ushtruar detyrën në institucionet komunale, duke rrëmbyer tre policë kufitarë e duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it e gazetarë.

“Çfarë fqinjësie të mirë dhe normalizimi raportesh mes dy vendeve mund të pretendohet nëse Bashkimi Evropian e toleron një sjelle të tillë armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës. Nëse BE e toleron këtë agresion të vazhdueshëm të Serbisë, atëherë përfundimisht dialogut po i humbet kuptimi”, ka shkruar Konjufca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLEA HUTA NIS MUAJIN E MJALTIT ME ELGIDIN/ Por ja çfarë i ndodh: Nuk e di...
Previous article DALJA E PËRRENJVE NË ZEMBLAK TË KORÇËS/ Bëhet bilanci i dëmeve, 5 banesa të prekura, rruga...

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT