• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Xhaçka: Kosova të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë
Home
Politikë

TENSIONET NË VERI/ Xhaçka: Kosova të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë

15 June, 2023 s.autor Politikë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës, ndërsa bëri thirrje për lirimin e tyre.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaçka tha se Qeveria e Serbisë duhet t’i lirojë. Mes të tjerash ajo iu përgjigj kritikave të opozitës, ndërsa theksoi se Kosova për qeverinë është prioritet dhe e shenjtë.

“Është e domosdoshme që qeveria e Serbisë të lirojë të tre policët. Lirimi i tyre do ishte në kuadër të zbutjes së tensioneve. Ndërkohë i lëmë kohë KFOR-t të zbardhë atë që ka ndodhur. I kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e automjeteve me targa serbe. Lëvizja e Lirë është angazhim i rëndësishëm që vendet kanë marrë në kuadër të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Qeveria ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për masa tregtare por për masa sigurie. Mbetet të shohim si do zbatohet kjo por shpresojmë që të mos ndodhë sepse do të dobësonte pozitën e Kosovës në sytë e aleatëve”-tha Xhaçka.

Mes të tjerash ajo iu përgjigj kritikave të opozitës, ndërsa theksoi se Kosova për qeverinë është prioritet dhe e shenjtë. “Ministria jonë e ka ndjekur më shumë vëmendje situatën në veri të Kosovës ku ka patur masa të panevojshme që kanë rritur tensionet. Kryeministri ka përcjellë një draft për Asociacionin. N e konsiderojmë hapin sit ë rëndësishëm për të ulur tensionet dhe rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në rrjedhën e dialogut. Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive kam dëgjuar shumë teori për mungesën e mbështetjes së Shqipërisë ndaj Kosovës. Ata që bërtasin më shumë se iu digjet barku për Kosovën janë ata që i kanë bërë më shumë dëm Kosovës. Të gjithë e dinë se kush furnizonte me naftë Millosheviçin. Po kjo nuk do thotë se duhet të mbështesim qeverinë e Kosovës edhe kur shohim se është gabim në ato që bën. Kjo nuk do ishte gjë e mirë dhe le të bërtasin sa të duan analistët. Është e domosdoshme që Kosova të dëgjojë aleatët tanë për shtensionimin e situatës. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian është rruga e normalizimit të marrëdhënieve”, theksoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI MILANEZ PËR YLLIN E LAZIOS/ Presidenti Lotito nuk e ul çmimin, Milan ka plan B dhe C
Previous article VRAU KOLEGUN NË KOMISARIAT/ Prokuroria kërkon 35 vite burg për Ludjan Zaimin

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT