• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SHUMË SE 20 VITESH/ Shfaqet në publik djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç-it
Home
Nderkombetare

PAS SHUMË SE 20 VITESH/ Shfaqet në publik djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç-it

14 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, Marko Millosheviç, është shfaqur në publik pas më shumë se 20 vitesh.

Mediat serbe raportojnë se ai i mori pjesë në zbulimin e monumentit të babait të tij në Moskë, në shoqërinë e themeluesit dhe udhëheqësit të klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” Aleksander Zaldostanov. Zaldostanov është një mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Me ftesë të tij, Millosheviç, për të cilin ekziston një urdhër arrest nga Interpoli, mbajti një fjalim të shkurtër, incizimi i të cilit u bë publik.

“Siç shkruhet në këtë tabelë, për fat të keq ne ishim një provë e asaj që ndodhi në Rusi dhe çfarë po ndodh tani në Ukrainë. Kriza jugosllave, luftërat jugosllave janë të njëjta, vetëm se ky është tani një variant i përshpejtuar në Ukrainë. Fatkeqësisht, ne e humbëm betejën, por shpresoj se nuk e humbëm luftën. Në gabimet tona dhe në fatin tonë, rusët morën një mësim dhe ne do të fitojmë”, tha Millosheviç.

Dikush pranë tij shtoi: “Serbinë e mbron lavdia dhe Zoti”, dhe Zaldastanov tregoi tre gishtat.

Marko Millosheviç dyshohet në Serbi për pjesëmarrje në krimin e organizuar. Pas përmbysjes së regjimit të të atit më 5 tetor 2000, u hap një mundësi për të hetuar biznesin e të riut Millosheviq.

Megjithatë, ai u largua nga Jugosllavia vetëm dy ditë më vonë. Ai u përpoq të shkonte në Pekin me një pasaportë false, por u deportua në Rusi më 9 tetor.

Nëse Marko Millosheviç do të vinte në Serbi, ai duhet të arrestohej për shkak të urdhër-arrestit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRËMBEHEN TRE POLICË NË VERI TË KOSOVËS"/ Sveçla: Serbia po vazhdon të jetë gardiani i së keqes në Kosovë e rajon
Previous article "LUMENJTË E SHQIPËRISË MBETEN..."/ “The Times” për Vjosën: Ujë i kristaltë e degëzime të bardha për rafting

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT