• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO “ZBËRTHENTE” DISA NGJARJE KRIMINALE/ Shtyhet seanca për Nuredin Dumani
Home
Breaking News

DO “ZBËRTHENTE” DISA NGJARJE KRIMINALE/ Shtyhet seanca për Nuredin Dumani

13 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për të penduarin e drejtësiSë, Nuredin Dumanin, i arrestuar gjatë një operacioni të koduar “Plumbi i artë”.

Gazetari Ermal Vija thotë se ai do të jepte sqarime për disa ngjarje kriminale, të cilat i ka kryer në bashkëpunim me të kërkuarin tjetër Talo Cela, përpara se ata të përplaseshin njëri me tjetrin dhe të krijonin armiqësi.

“Do jepte sqarime me disa ngjarje kriminale që ka qenë I përshirë Dimani në bashkëpunim me të kërkuarin tjetër Talo Cela, deri pak kohë para se ata të konfliktoheshin me njëri tjetrin dhe të ishin si kundërshtarë të tyre. Para së të konflikotoheshin mes tyre, ata kanë bashkëpunuar për disa atentate në qytetin e Elbasan, apo dhe një vrasje në qytetin Durrësit, ku Nuredin Dumani ka treguar se këto ngjarje i ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelës”, raportoi gazetari.

Në këto kushte, Prokuroria i ka kërkuar gjykatës edhe disa ditë të tjera kohë për shkak se ka gjetur disa prova të tjera hetimore në lidhje me këto ngjarje, të cilat do duhen kohë për të verifikuar duke ballafaquar dëshminë e Dumanit dhe provat e tjera të gjetura. Sakaq, seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 21 qershor në orë 09:00.

Më 30 maj, Dumani u thirr në gjykatë për të dëshmuar për procesin ndaj, Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës, por nuk pranoi të jepte dëshmi. Këta persona akuzohen për vrasjen e Viktor dhe Bermir Haxhia, si edhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Kujtojmë që më parë, i penduari tjetër i drejtësisë, Klevis Alla dëshmoi në lidhje me vrasjes e vëllezërve Haxhia, ku u shpreh se vrasjen e kreu Dumani me një person, ndërsa ai ka qenë vetëm shofer. Ndërsa në lidhje me vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë ka folur edhe Henrik Hoxhaj, i cili është shprehur se Dumani përgatiti gjithçka për 35 mijë euro/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Kush është kandidati i parë për kreun e PD-së?
Previous article PLAGOSJA E DY PUNËTORËVE PAS RËNIES SË ANSHENSORIT NË KRUJË/ Arrestohet tekniku i firmës së ndërtimit

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT