• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE ME DRONË NË VAUN E DEJËS/ Gjenden mbi 500 fidanë kanabis, procedohet kryeplaku i fshatit
Home
Breaking News

KONTROLLE ME DRONË NË VAUN E DEJËS/ Gjenden mbi 500 fidanë kanabis, procedohet kryeplaku i fshatit

11 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vijojnë kontrollet intensive me dronë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Mësohet se janë gjetur 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa në fshatin Mnelë e Vogël të Vaut të Dejës.

Si pasojë, është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve dhe është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit për shpërdorim të detyrës.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Mnela”.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Mnelë e Vogël dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara  nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë,  bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela”, kanë konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeplakun e fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRENAR PËR SKUADRËN"/ Zhang dhe Inzaghi lënë sërish takim me finalen e Champions
Previous article DOGJI TË GJALLË GRUAN SHTATZANË/ Dënohet me 18 vite burg 21-vjeçari në Francë

s.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për… Aktualitet

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për…

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet Aktualitet

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT