• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E VOA: Trump, ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet në gjykatë federale
Home
Botë

ANALIZA E VOA: Trump, ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet në gjykatë federale

9 June, 2023 s.autor Botë

Donald Trump është akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida pas largimit nga detyra. Zhvillimi i jashtëzakonshëm e bën atë ish-presidentin e parë në historinë amerikane që përballet me akuza penale nga qeveria federale. Aktakuza mbart pasoja të rënda ligjore, duke përfshirë mundësinë e burgimit nëse ai dënohet.

Por ajo mbart gjithashtu implikime të mëdha politike, duke ndryshuar potencialisht zgjedhjet presidenciale mes kandidatëve republikanë, ku Donald Trump deri tani vazhdon të jetë kandidati kryesor.

Një juri e madhe federale në shtetin jugor të Floridas paditi ish-presidentin Donald Trump të enjten për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Departamenti i Drejtësisë informoi avokatët e Trump-it për aktakuzën dhe ish presidenti e konfirmoi atë në platformën e tij të mediave sociale.

“Ndjej shumë trishtim që jemi një komb në rënie dhe megjithatë ata shkojnë pas një presidenti popullor, një presidenti që mori më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë, me rezultate më të mira herën e dytë në zgjedhje sesa herën e parë. Ata po më ndjekin me një tjetër mashtrim, për materialet e klasifikuara, njëlloj si me mashtrimin ‘Rusia, Rusia, Rusia’. Ka shtatë vjet që më ndjekin. Ata nuk mund të ndalen dhe kjo është ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë. Asnjëherë nuk ka ndodhur diçka si kjo më parë. Unë jam një njeri i pafajshëm. Unë jam një person i pafajshëm”, tha ish presidenti.

Avokati i zotit Trump, James Trusty i tha rrjetit CNN se akuzat përfshijnë mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, pengim të drejtësisë, deklarata të rreme dhe konspiracion.

Ish-presidenti thotë se ai pritet të paraqitet në gjykatën federale në Majami të martën pasdite. Një person i njohur me këtë çështje i tha agjencisë AP se padia përmban 7 akuza.

Trumpi bëhet kështu ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet në gjykatë federale.

Kërkimi i FBI-së në banesën e zotit Trump në Mar-a-Lago gushtin e kaluar çoi në zbulimin e më shumë se 100 dokumenteve të klasifikuara.

Trumpi ka mohuar çdo shkelje në lidhje me dokumentet.

Ish presidenti Trump kishte në plan dy veprimtari publike gjatë fundjavës. Mbetet për t’u parë nëse ai do t’i zhvillojë, apo anulojë ato./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Bie aksidentalisht nga kati i dytë, 6-vjeçarja në Tiranë transportohet në spital
Previous article LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT TË KANABISIT/ Kreu i Policisë së Shtetit mban mbledhje urgjente

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT