• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË SPITALIN PEDIATRIK/ Manastirliu: Gati edhe dy projekte të reja në QSUT
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË SPITALIN PEDIATRIK/ Manastirliu: Gati edhe dy projekte të reja në QSUT

9 June, 2023 s.autor Politikë

“Vërtet një volum i madh pune që është duke u bërë dhe që nga pikëpamja e sipërfaqjes është shumë më e madhe se sa Pediatria e re që ne kemi inaguruar. Jam e bindur që brenda këtij viti do t’a finalizojmë pjesën infrastrukturore të punimeve të këtij spitali, e më pas, do të fillojmë edhe më të gjithë ato element, të cilët i përkasin mobilimit spitalor dhe aparaturave të nevojshme, për të garantuar shërbimet, siç janë shërbimet e gastrohepatologjisë, pneumologjisë, onko-hematologjisë pediatrike, dializës dhe nefrologjisë, dhe të gjithë shërbimet që ofrohen në këtë spital, të kenë kushte fantastike të ofrimit të shërbimit”- tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Pediatrinë e Tiranës, Ministrja Manastirliu foli edhe për projektet e reja që do të nisin së shpejti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ po kalon në një fazë transformimi rrënjësor. Ne pritet që për pak ditë të fillojmë rehabilitimin e një prej spitaleve, të cilët janë në zemër të shërbimit kirurgjikal, që është pikërisht Spitali i Kardiokirurgjisë dhe brenda këtij viti, do të nisim punimet dhe për Spitalin Psikiatrik në QSUT”-tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.Pas përmbylljes së fazës së parë të investimit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me ndërtimin e spitalit të ri me tre shërbime të rëndësishme, siç janë Shërbimi i Urgjencës; Shërbimi i Reanimacioni; Sallat e operacionit për ndërhyrjet kirurgjikale infantile, ka vijuar faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor, e cila përfshin rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Përgjithshme. Faza e dytë e këtij projekti do të mundësojë të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj. Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ Kurti flet nga Dubrovniku: Duhet sundim i ligjit dhe datë e zgjedhjeve. Policinë e reduktojmë kur...
Previous article VRASJA E FLORIAN SELIMIT/ Nëna: Nga 5 dëshmitarë, 4 pretendojnë se kanë pasur COVID dhe s’mbajnë mend asgjë

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT