• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTIME TË ASHPRA/ Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin kyç jugor
Home
Nderkombetare

LUFTIME TË ASHPRA/ Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin kyç jugor

9 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime të ashpra në atë zonë.

Sipas tyre, trupat ushtarake ukrainase – të përkrahura nga tanket, artileria dhe dronët – janë duke tentuar të avancojnë në jug të qytetit Orikhiv, për të dytën natë me radhë.

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se armiku është në “mbrojtje aktive”.

Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë në Zaporizhja.

Ata argumentojnë se Kievi është duke tentuar të rikthejë qasjen në Detin Azov, për t’i ndarë forcat pushtuese ruse në atë rajon, në dy grupe.

Diçka e tillë, jo vetëm që do t’i dobësonte kapacitetet ushtarake të Rusisë, por edhe do t’ia eliminonte qasjen në urën që çon në Krime – gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia, më 2014.

Më herët gjatë së enjtes, Instituti për Studime të Luftës, me bazë në SHBA, ka thënë se kundërofensiva ukrainase ka nisur, ndonëse Kievi nuk konfirmon diçka të tillë.

Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë se në luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar në disa fronte të luftës.

Sipas saj, “në shumicën e zonave, iniciatore është Ukraina”.

Rusia e ka pushtuar pjesën më të madhe të rajonit Zaporizhja – përfshirë edhe centralin më të madh bërthamor të Evropës – pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

Kryeqyteti rajonal, qyteti i Zaporizhjas, kontrollohet nga Ukraina.

Ukraina është duke e planifikuar kundërofensivën që disa muaj, mirëpo ka pritur sa më shumë që ka qenë e mundur, për t’i trajnuar trupat ushtarake dhe për të pranuar pajisje të avancuara ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Muajin e kaluar, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, ka thënë se Kievi është i gatshëm të nisë kundërofensivën – por pa përmendur ndonjë datë specifike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA REKORD NË SIBERI/ Mes të valës më të keqe të të nxehtit në histori
Previous article TRAGJIKE NË DURRËS/ Turistja bie nga ballkoni i hotelit luksoz, ndërron jetë në vend

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT