Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Ai do të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.
Aktualisht Vangjush Dako po mbahet te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.Avokati i tij Petrit Ismaili, e ka cilësuar si të panevojshëm arrestin me burg, duke thënë se SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.


