• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MI KANË LËNË NË OBORR…”/ Gjykata e Lezhës lë në burg 66-vjeçarin që u arrestua për prodhim minash me telekomandë…
Home
Breaking News

“MI KANË LËNË NË OBORR…”/ Gjykata e Lezhës lë në burg 66-vjeçarin që u arrestua për prodhim minash me telekomandë…

6 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë dhe nuk janë të miat”. Kështu është shprehur Qemal Ajazi i cili u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se prodhon mina me telekomanda dhe siguronte monicion luftarak për grupet kriminale.

66-vjeçari nga Dibra u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe pavarësisht pretendimeve ai u la në burg pa afat dhe çështja ndaj tij i kaloj për kompetencën Prokurorisë së Dibrës, pasi personi i vënë nën akuzë është nga Lura dhe sendet e kundraligjshme ju gjeten pikërisht në oborrin e baneses së tij në këtë zone.

Qemal Ajazi u arrestua me 2 qershor, në kuadër të operacionit “AMONEKS”, i cili u finalizua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Dibrës, pas një hetimi disa javor nën drejtimin e prokurorisë. Në momentin e arrestimit të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë eksplozive etj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale. Ndërkohë po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM SHENJA NË TRUP NGA BANDAT SHQIPTARE"/ Vishej dhe sillej si burrë, 21-vjeçarja britanike mashtronte vajzat dhe i përdhunonte
Previous article SULMI NË DIGËN NOVA KAKHOVKA/ BE: Krim lufte, Rusia do të mbajë përgjegjësi

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT