• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI I ORËVE TË VONA/ Çfarë u diskutua mes Kurtit, Escobar dhe Lajçak. Zyrtarët e lartë takohen sot me Osmanin
Home
Rajon

TAKIMI I ORËVE TË VONA/ Çfarë u diskutua mes Kurtit, Escobar dhe Lajçak. Zyrtarët e lartë takohen sot me Osmanin

6 June, 2023 s.autor Rajon

Rreth tri orë ka zgjatur takimi i djeshëm deri në orët e vota të natës, mes kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit amerikan, Gabriel Escobar dhe atij të BE-së, Miroslav Lajçak. Padyshim që temë diskutimi ishin tensionet në veri të Kosovës. Pas takimit në Kryeministri, i dërguari i BE-së në një deklaratë për media prezantoi tri kërkesat të cilat ia kishte thënë edhe Kurtit, si qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçaku, pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit. Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitimë” dhe që përfaqësojnë qytetarët. Ndërkohë, para gazetarëve ka folur edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar. Ai tha se erdhi në këtë takim, si mik i Kosovës dhe tha se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit trans-atlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”, tha Escobar. I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar në një takim në Prishtinë. “Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar. Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, të dy thanë se janë në “fillim të misionit të tyre”, që do të zgjasë dy ditë. “Shpresoj se do njoftojmë për lajme të mira në fund, por nuk kemi arritur atje ende”, deklaroi Lajçaku.

Ndërkaq, në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit. “Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Ëashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, thuhet në njoftim.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, vijon njoftimi.
Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e pa rezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për normalizim të marrëdhënieve. Ndërkaq, takimet e zyrtarëve shtetërorë me të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë edhe sot. Presidentja Vjosa Osmani do t’i takojë Lajçakun dhe Escobarin në orët e mëngjesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 29 VJEÇARES SHTATZËNË NGA I FEJUARI/ E dashura tjetër rrëfen takimin me Giulian: U përqafuam dhe më tha…
Previous article I NDODH E PAPRITURA NË VLORË/ La ‘Range Rover-in’ ndezur për të shkuar në market, 35 vjeçari i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT