• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYLLET “DEFENDER EUROPE 2023” NË SHQIPËRI/ Peleshi: Dha mesazhin e unitetit. NATO dhe aleatët…
Home
Politikë

PËRMBYLLET “DEFENDER EUROPE 2023” NË SHQIPËRI/ Peleshi: Dha mesazhin e unitetit. NATO dhe aleatët…

1 June, 2023 s.autor Politikë

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” përmbylli aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në garnizonin e Zall Herrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se kjo stërvitje, përveçse testoi elementët e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë në përgjigje të krizave, në një diapazon të gjerë operacionesh si dhe aftësitë e potencialet e vendeve pritëse, transmetoi edhe një mesazh shumë të fuqishëm, atë të unitetit.

“Stërvitje të tilla demonstrojnë qartazi angazhimin e SHBA-ve dhe NATO-s si garantuese të rendit dhe sigurisë në zonën euro-atlanetike.

“Defenderi” përbën një shembull të qartë dhe konkret të faktit se NATO dhe aleatët janë më të fortë së bashku, duke kontribuuar dhe investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse kolektive”, theksoi Ministri Peleshi.

Z.Peleshi tha se Shqipëria dëshmoi se ofron një eksperiencë të shkëlqyer në drejtim të pritjes dhe zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në të tilla përmasa, duke rikonfirmuar aftësitë e Forcave të Armatosura për të qenë të ndërveprueshme me ushtritë simotra të Aleancës.

“Si Ministër i Mbrojtjes shpreh mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë si dhe angazhimin tim personal se do të punojmë pa reshtur për modernizimin e Forcave të Armatosura me qëllim që ato të jenë të pajisura, të trajnuara dhe të mbështetura në çdo kohë, për të bërë të mundur përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrimeve në kuadër të NATO-s”, deklaroi Ministri Peleshi.

Për mëse një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY SHQIPTARË U GODITËN NË VERI TË MITROVICËS/ Reagon policia e Kosovës: U sulmuan nga grupe kriminale, autorët…
Previous article PARALAJMËRON SËRISH/ Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, po rrezikohen aspiratat e integrimit europian

s.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT