• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJA/ Plarent Dervishaj ofroi 300 mijë euro për të ‘zhdukur’ provat e Redjan Rrajës nga makina e autorëve
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJA/ Plarent Dervishaj ofroi 300 mijë euro për të ‘zhdukur’ provat e Redjan Rrajës nga makina e autorëve

1 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

ADN-ja e Redjan Rrajës, do shkatërrohej në laboratorin e Policisë Shkencore e për këtë do të paguheshin 300 mijë euro. Plarent Dervishaj i cili akuzohet si organizatori i atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, do të bënte pagesën prej 300 mijë eurosh.

Sipas SPAK, kjo gjë do të bëhej për ti lehtësuar Rrajës pozitën në gjykatë. Prokurorët kanë zbuluar se kjo bisedë për shkatërrimin e ADN-së së Rrajës është bërë në komunikimet që ka pasur grupi kriminal në aplikacionin ‘SKY’.

Shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës u gjetën në një palë syze të cilat ndodheshin në makinën e autorëve.

Një ditë më parë u kërkua nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe i dyshuar si ekzekutor. Ndërkohë, për të njëjtën çështje, për Artiol Halilajn, agjentët e SPAK kanë kërkuar 35 vite burg. Halilaj, sipas SPAK, është personi që mori me makinë Redjan Rrajën pas atentatit.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. I qëndroj deklarimeve që kam dhënë gjatë hetimit, ndaj nuk dua të pyetem nga prokurori,”- ka thënë Rraja.

Kujtojmë se Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja.

Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME TRE..."/ Dea Mishel zbulon sa paguhet për 1 reklamë pas përfundimit të BB VIP
Previous article DYSHOHET SE VINTE NGA LIBIA/ Kapen 3 peshkarexha me naftë kontrabandë në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT