• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNAT NË MAT/ I plagosuri nipi i Halit Dedjës, si u vra në 2010 dhe tentativa për…
Home
Breaking News

TË SHTËNAT NË MAT/ I plagosuri nipi i Halit Dedjës, si u vra në 2010 dhe tentativa për…

1 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e para të ditës së sotme në Mat, ku sipas policisë Bashkim Koçi ka plagosur me armë Akil Dedjan, pasi kanë konsumuar alkool në një lokal në zonë.

Akil Dedja ndodhet në gjendje stabile, ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Por, kush është Akil Dedja dhe lidhja me Halit dhe Hulk Dedjan?

Akil Dedja është nipi i Halit Dedjas. Ky i fundit u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain. Kjo e rëndoi emocionalisht punonjësin e policisë, i cili edhe për pak kohë punoi pranë FNSH-së. Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë. Policia dyshon se në emër të tij janë kryer shumë krime, por asnjëherë nuk i janë vërtetuar. Halit Dedja kishte hapur një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, në emër të të birit, duke e quajtur “Don-Hulk”. Kjo shoqëri merrej me import, eksport, grumbullim, seleksionim dhe përpunim skorie ferrokromi. Gjithashtu, shoqëria kishte licencë për ndërtim dhe për pastrim-gjelbërim të qytetit. Veç saj, në vitin 2008 ai kishte hapur në Tiranë një shoqëri sigurie private.

Kujtojmë se disa ditë më parë policia ka shpallur në kërkim, djalin Halit Dedjas, i cili është dhe djali i xhaxhait të Akilit.

Hulk Dedja dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

I riu, në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi. Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit.

Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lagjja e Re”, në qendër të Burrelit. Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre.

Megjithatë nuk dihet nëse ngjarja e orëve të para të ditës së sotme, ka lidhje me hakmarrje, apo ka qenë një konfikt çasti për motive banale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ Vuçiç takohet me Ramën: Të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen...
Previous article NJË LUFTË "KOKË MË KOKË"/ Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT