• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBJA E 14 MAJIT/ Berisha: U përdorën ‘zgjedhës shëtitës’ pa adresë që votonin më shumë se në një qendër votimi
Home
Politikë

HUMBJA E 14 MAJIT/ Berisha: U përdorën ‘zgjedhës shëtitës’ pa adresë që votonin më shumë se në një qendër votimi

31 May, 2023 s.autor Politikë

Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë gjatë ditës së sotme duke pretenduar se për rezultatin e humbjes së thellë të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ shkak është bërë manipulimi i zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas Berishës, janë përdorur për të votuar persona të cilët rezultonin se nuk kishin asnjë adresë dhe se votonin në më shumë se një qendër votimi. Ai i quajti këta persona ‘zgjedhës shëtitës’ të cilët PS i ka përdorur disa herë për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.

“U gjetën votues të regjistruar në garazhe, në kontejnerë në port deri tek shatërvani në qendër të qytetit si adresë. Në 25 prill të 2021 në rrethin e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës, u konstatuan se 5404 zjgedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve.

Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontingjenti votues shëtitës ishte 6 marsi i vitit 2022. Me 6 mars në bashkinë e Durrësit votuan 67 mijë, pra numri i votuesve u përgjysmua. Por ajo që ndodhi në Durrës është se numri i votuesve të paidentifikuar u dyfishua, nga 5 mijë shkoi në 9600. Po në këtë qytet 3900 emigrantë që rezultonin se kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri, por ishin përdorur kartat e tyre të identitetit”- u shpreh Berisha.

Berisha shkoi më tej me shifrat duke thënë se numri i zgjedhësve siç i quajti ai ‘potencialisht shëtitës’ pra të paidentifikuar në të gjithë vendin ishte në shifrën e 547 mijë votuesve.

Ish kryeministri shtoi se të gjitha pretendimet janë dorëzuar në prokurori dhe se ndërkohë po vijon puna voluminoze për identifikimin e të gjithë atyre që sipas tij janë persona pa adresë të cilët kanë votuar në më shumë se një qendër votimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ Kremlini: Mbështesim Serbinë pa kushte. Të respektohen të drejtat e popullatës serbe
Previous article "INTEGRIMI NË BE NA LA PA FLOKË"/ Rama batuta me Kovaçevskin: Tani jemi dy burra qerosë

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT