• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANER I RI TEK SPITALI I TRAUNËS/ Manastirliu: Përmirësojmë kohën dhe cilësinë e shërbimit në urgjencë
Home
Politikë

SKANER I RI TEK SPITALI I TRAUNËS/ Manastirliu: Përmirësojmë kohën dhe cilësinë e shërbimit në urgjencë

30 May, 2023 s.autor Politikë

Së shpejti hap dyert Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës” Tiranë, 30 maj – Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin Universitar të Traumës, instalohet një tjetër skaner i ri, që përmirëson kohën dhe cilësinë e Shërbimit të Urgjencës së këtij spitali, e cila përballon rreth 70 mijë urgjenca në vit nga e gjithë Shqipëria.

Gjatë inspektimit të Spitalin e Traumës, Ministrja Manastirliu u shpreh se me këtë investim të ri, me mbështetjen e qeverisë japoneze, koha për marrjen e shërbimit dhe gama e ekzaminimeve zgjerohet ndjeshëm. “Përpara pak muajsh kemi qene këtu ku kemi instaluar një skaner, i cili është i fjalës së fundit të teknologjisë dhe siguron ekzaminime bashkëkohore.

Tani vijmë me skanerin e dytë që instalohet në ambientet e urgjencës. Eshtë një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë, që zgjeron gamën e ekzaminimeve, kryen rikonstruksione në 3D, operon si angioskaner. Jam e kënaqur që ne fuqizojmë kapacitetet e Urgjencës së Traumës, duke mundësuar që me rinovimin e flotës së pajisjeve mjekësore ne të kemi më shumë kapacitete për ekzaminimet e atyre pacientëve që vijnë në situata të emergjencës apo urgjencës, por gjithashtu edhe për pacientët që janë të planifikuar dhe duhet të marrin kujdes shëndetësor në kohë”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja Ogerta Manastirliu pa nga afër ecurin e punimeve të Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme. “Ne jemi në përfundim edhe të një investimi tjetër të qeverisë shqiptare në Spitalin e Traumës, jemi duke përfunduar një vepër të madhe në këtë spital, Spitali Intern, së bashku me strukturën e konsultave.

Javën tjetër besoj do të hapim këtë spital, që do të shërbejë për sëmundjet interne, por edhe do të rrisë kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës”, tha Manastirliu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon për rinovimin dhe fuqizimin e strukturave shëndetësore me pajisje biomjekësore të teknologjisë së lartë. Katër CT Scanner, 9 grafi, 1 angiograf, 4 aparatura DEXA, eko, monitorë e pajisje të tjera biomjekesore, me vlerë prej 4.2 milion euro janë instaluar dhe janë tashmë funksionale në spitale nga veriu në jug.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ Sulmohen gazetarët me sende të forta në Leposaviq
Previous article HELIKOPTERËT FLUTUROJNË NË KUFI/ Rusia kërkon që Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT