Një ditë pas rikthimit në politikën aktive ku prezantoi edhe një program me tre shtylla mbi të cilën do të ndërtojë fushatën për të kandiduar në garën për kreun e PD, Lulzim Basha është përfshirë në një përplasje direkte me Sali Berishën.
Ish-kreu i demokratëve me një postim në Twitter i është përgjigjur deklaratës së bërë sot nga Berisha jashtë Parlamentit, ku tha se “axhendën ia bën Rama”.
Basha vendos gishtin në plagën e “Rithemelimit” duke shkruar se nëse ish-kryeministri do të kishte sulmuar Edi Ramën aq sa sulmon ata që mendojnë kundër, nuk do të kishte pësuar humbjen e thellë të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Sipas Bashës është Berisha që në kushtet aktuale po vendos hallet dhe interesin personal mbi atë të shqiptarëve.


