• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E DW: Moldavia do të dalë nga dara shtrënguese e Rusisë
Home
Nderkombetare

ANALIZA E DW: Moldavia do të dalë nga dara shtrënguese e Rusisë

22 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Demonstratat pro europiane në Kishinau i japin zë dëshirës për një Moldavi europiane. Sipas sondazheve rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE.

“Nëse nuk ia dalim këtë herë atëherë kemi humbur”, thotë Vasile, një burrë tek të 50-t me flamuj europianë në dorë. Ai punon në një fabrikë ëmbëlsirash dhe erdhi për protestat e fundjavës enkas në kryeqytetin moldav, Kishinau. Mbi 80.000 qytetarë demonstruan në fundjavë duke ndjekur thirrjen e presidentes, Saia Mandu. Ata duan t’i tregojnë botës, se Moldavia është pjesë e BE-së. “Më në fund të dalim nga dara shtrënguese ruse”, thotë Vasile. Lufta në Ukranë e zgjoi Europën. Tani është shansi për t’u bërë pjesë e botës së civilizuar.

Atmosfera festive. Krahas presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, u ngjit në skenë edhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. “Projekti ynë i madh është që të bëjmë Moldavinë deri në vitin 2023 një vend anëtar me të drejta të plotë në familjen europiane” u shpreh presidentja Sandu. Europa është më shumë se një slogan politik. “Europa është mënyrë jetese, ëndërr që duhet të bëhet realitet, dhe shans për popullin tonë të jetojë në paqe, qetësi dhe mirëqenie”, iu drejtua presidentja njerëzve të mbledhur. Kur Mandu tha në gjuhën ukrainase disa fjali, njerëzit brohoritën njëzëri, “Slava Ukraini”.

Solidariteti me Ukrainën është shumë i madh në Moldavi. Frika e një agresioni nga Rusia është e madhe. Kërcënimet e përsëritura nga Moska i kanë trembur shumë vetë. Maia Sandu dëshiron një Moldavi europiane, me “miq të fortë dhe të besueshëm” që nuk e lëvë vendin vetëm nga agresorët që sjellin luftëra dhe vrasin njerëz. “Ne mund të jemi të sigurtë vetëm brenda familjes europiane.”

“Moldavia nuk është vetëm”

“Moldavia është Europë – Europa është Moldavi”, përshëndeti presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe iu drejtua në rumanisht qytetarëve. “Moldova nu e singura – Moldavia nuk është vetëm. Në këtë atmosferë u miratua edhe një rezolutë që thekson edhe njëherë dëshirën e shumicës së popullit moldav, të jetë pjesë e BE. Eurodeputeti rumun, Siegfried Muresan, i dërguar për marrëdhëniet e BE me Moldavinë është i impresionuar. “Njerëzit në Moldavi dërguan sot në mesazh të qartë për integrimin europian”, shprehet Muresan për DW dhe shton se mbështetja për Moldavinë është në interes të BE.

Moldavia ka aplikuar së fundmi për të dalë nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura GUS, ku marrin pjesë një pjesë e shteteve pasuese të Bashkimit Sovjetik. Presidenti i parlamentit moldav, Igor Grosu tha në një intervistë, se ky hap u mor pas konsultimesh me presidenten, qeverinë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Që nga sulmi rus mbi Ukrainën “nuk bëhet më fjalë për një bashkësi”, tha Grosu. Dalja nga bashkësia është një proces i gjatë, por sipas Grosu, moldavët mund të shpresojnë për një të ardhme europiane për veten dhe fëmijët e tyre. Sipas sondazheve rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE. Këto sondazhe i konfirmon edhe Vasile. Gati gjysma e punonjëseve dhe punonjësve në fabrikën e tij ishin pak a shumë prorusë më parë, por sulmi mbi Ukrainën ka bërë që shumë vetë të ndërrojnë mendim. Edhe ata duan më mirë një të ardhme në një Europë të bashkuar./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUAN PËR BLERJE VOTASH/ GJKKO lë në burg Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin
Previous article PD PA KRYETAR/ Xhaferaj: Berisha të tërhiqet, e duam fort, por më fort duam PD dhe Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT