• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E 76-TË E OBSH/ Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve për…
Home
Politikë

ASAMBLEJA E 76-TË E OBSH/ Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve për…

22 May, 2023 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku së bashku me politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po diskutohen për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore.

Në emër të Rrjetit të Shëndetit të vendeve të Europës Juglindore ku mes nëntë vendeve bën pjesë dhe Shqipëria, dhe në cilësinë e mbajtëses së Presidencës për vitin 2023 të këtij mekanizmi, Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, foli për përpjekjet e përbashkëta të vendeve të SEEHN për nxitjen e progresit në sistemet shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve farmaceutike dhe rëndësinë që kanë inisiativat e përbashkëta për arritjen e objektivave që lidhen me Agjendën 2030 për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës.

Kam nderin të flas në emër të nëntë shteteve anëtare të Rrjetit të Shëndetit të Evropës Juglindore të cilët janë bashkuar kësaj deklarate: Shqipëria Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, shteti i Izraelit, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania dhe Republika e Serbisë. Ministrat e Shëndetësisë të vendeve SEEHN kanë shprehur angazhimin e tyre të palëkundur dhe strategjik ndaj këtij Rrjeti, për t’a pasur shëndetësinë si përparësi në agjendat politike.

Ne besojmë fuqimisht se një dokument strategjik rajonal është komplementar dhe shërben për ngushtimin e dallimeve në kuadrin e përpjekjeve për zbatimin e agjendës globale dhe rajonale të OBSh, për arritjen e objektivave të zhvillimit të qendrueshëm si edhe për përshpejtimin e progresit në mbylljen e hendekut që lidhet me rezultatet shëndetësore në rajon brenda BE”, – tha Manastirliu.

Në kuadër të Presidencës së South Eastern Europe Health Network  do të organizohet në Tiranë, në datat 5-6 Qeshor, Mbledhja Plenare e 46-të e SEEHN, që do të fokusohet në bashkëpunimin ndër-sektorial dhe përmirësimin e përthithjes vaksinale.

Asambleja e 76-të e  Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet në Gjenevë, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, ministrave dhe drejtuesve më të lartë të shëndetësisë të mbi 100 shteteve anëtare të OBSH-së. Tematika e Asamblesë së Shëndetit të OBSh-së për këtë vit është: “Të shpëtojmë jetë, drejt garantimit të shëndetit për të gjithë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES/ Mitsotakis thirrje për zgjedhje të parakohshme
Previous article "PIKË TURISTIKE PËR TIRANËN"/ Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën:Në vjeshtë nisin kurset...

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT