• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME KARTË IDENTITETI FALSE/ Dënohet me 1 vit burg shtetasi turk në Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAP ME KARTË IDENTITETI FALSE/ Dënohet me 1 vit burg shtetasi turk në Sarandë

20 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas turk është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Sarandës pasi ka përdorur dhe ka tentuar të kalojë kufirin me një kartë identiteti false holandeze. Niyazi Çelikel, 60 vjeç u arrestua nga policia kufitare në Portin e Sarandës më 20 gusht 2022 e prej asaj dite mbahej në paraburgim.

Çelikel tentoi të kalonte nëpërmjet linjës Sarandë – Korfuz me traget, duke përdorur një kartë identiteti holandeze, e cila dyshohej si e falsifikuar. Nga skanimi që i është bërë kartës nga ana e shërbimeve të policisë, kanë rezultuar të dhënat e një shtetasi tjetër, konkretisht shtetasit M. Y.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Çelikel ka deklaruar se kartën e identitetit holandeze e ka bërë në Turqi tek një person me emrin Ahmet, të cilin e njeh sepse ka në lagje në zonën ku banon. Ai ka deklaruar se e ka bërë kartën për të shkuar në Korfuz për një vizitë turistike dy- tre ditore. Sipas personit nën hetim, duke qenë se nga Turqia nuk mund të shkonte direkt në Greqi për shkak se u kërkojnë vizë, ka përdorur kartën në fjalë, ndonëse ajo përmban të dhënat e dikujt tjetër.

Në fakt nga sistemi TIMS ka rezultuar se mbajtësi real i identiteti që ndodhej në atë kartë, konkretisht M. Y., 45 vjeç, rezulton të ketë hyrë në shtetin shqiptar 2 herë përmes Aeroportit të Rinasit dhe në datë 26.07.2022 ora 14:58 është larguar nga porti i Sarandës në drejtim të Korfuzit. Ndërkohë vetë Niyazi Çelikel, 60 vjeç, rezulton të ketë hyrë në shtetin shqiptar 1 herë përmes Aeroportit të Rinasit dhe në datë 20.08.2022 18:09 është kapur në pikën Kufitare Porti Sarandë në tentativë për t’u larguar drejt Korfuzit.

Përfundimisht Prokuroria kërkoi që i pandehuri të dënohet me 18 muaj burgim, uljen e 1/3 së dënimit të dhënë dhe dënimin përfundimisht me 12 muaj dhe shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” pasi paraburgimi i vuajtur përkon me dënimin që kërkohet nëse pranohet nga Gjykata.

Në përfundim të seancës, Gjyqtarja Suela Xhani, e deklaroi fajtor të pandehurin për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose e vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe në bashkim të dënimeve e dënoi me 18 muaj burgim, por në aplikim të gjykimit te shkurtuar, e dënoi atë përfundimisht me 12 muaj burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA 15-VJEÇARIT FATJON BICI NË GRAMSH/ Gjykata cakton arrest në burg për 4 autorët e mitur
Previous article "VOTONI SE CILIN DËSHIRONI..."/ Luiz Ejlli poston foton me Edi Ramën

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT