• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKËSHORTI VRAU VAJZËN DHE PLAGOSI 39-VJEÇAREN/ Tefta Malaj kërkon nënshtetësinë italiane
Home
Aktualitet
Kronikë

BASHKËSHORTI VRAU VAJZËN DHE PLAGOSI 39-VJEÇAREN/ Tefta Malaj kërkon nënshtetësinë italiane

19 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sot është gjallë falë të bijës 16-vjeçare, e cila ndërhyri për ta mbrojtur, por vetë humbi jetën nga duart e babait të saj. Tefta Malaj tashmë e ka lënë spitalin dhe mes përpjekjeve për t’u ringritur edhe njëherë në jetë, duhet që të mbrojë veten nga ata që e urrejnë në rrjetet sociale. Media italiane Today shkruan se ka nga ata që e ofendojnë dhe e akuzojnë për vdekjen e vajzës së saj.

Kujtojmë që natën mes 6 dhe 7 Majit në Torremaggiore të Foggia-s, 45-vjeçari Taulant Malaj, një bukëpjekës shqiptar goditi për vdekje vajzën e tij Xhesika dhe 51-vjeçarin italian Massimo De Santis, një pronar i një lokali të njohur në zonë dhe fqinj i tyre.

Mes shënjestrave Taulanti kishte edhe gruan e tij Teftën, por në mbrojtje të kësaj të fundit hyri vajza. Babai nuk i mbajti goditjet dhe vrau vajzën e tij. Dhe gjithçka ndodhi për arsye xhelozie. Taulanti mendonte se Tefta kishte një lidhje me De Santis. Pas masakrës, ai regjistroi një video ku u tregonte të gjithëve se çfarë kishte shkaktuar.

Shpëtoi falë vajzës që u vra nga babai i vet, Tefta Malaj kërkon nënshtetësinë italiane

Ai u arrestua ndërsa Tefta u çua në spital. Tashmë ajo ka dalë nga spitali, por po përballet me të tjera problematika.

“Ajo ndihet e persekutuar nga ata persona që po e sulmojnë rëndë në rrjetet sociale sikur e ka ajo fajin për atë që bëri Taulanit”, tha avokati Michele Sodrio.

Gruaja ka kërkuar të largohet. Ajo do të ikë larg bashkë me djalin e vogël, i cili i shpëtoi mrekullisht ngjarjes. Avokatët shpjegojnë se Tefta ka nevojë për ndimë konkrete për veten dhe djalin 5-vjeçar.

Avokati i saj do t’i drejtohet edhe Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella për të ndërhyrë në kërkesën për nënshtetësi italiane që Tefta bëri disa muaj më parë.

“Ajo ka jetuar në Itali për 18 vjet, dy fëmijët e saj lindën këtu dhe janë italianë me gjithë respektin. Ajo është e integruar në shoqëri dhe ndihet italiane  thellë në shpirt”, tha avokati.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PADIA PËR SHPIFJE/ Veliaj dhe Berisha refuzojnë pajtimin, ja kur mbahet seanca e radhës
Previous article KAPET "MAT" DUKE VJEDHUR NË NJË BANESË/ Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR LUDHNJE-RROGOZHINË/ 75-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT