• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DËSHMIA/ Vrau 15-vjeçarin: Më ranë me grusht, m’u errësuan sytë dhe nxora thikën me buton
Home
Breaking News

ZBARDHET DËSHMIA/ Vrau 15-vjeçarin: Më ranë me grusht, m’u errësuan sytë dhe nxora thikën me buton

18 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gramshi u trondit mesditën e së martës nga një ngjarje e rëndë, ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij.

Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

“Ora News” ka siguruar dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, ku mësohet se vrasësi 15-vjeçar E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave nw Gramsh, dhe mw pas wshtw transferuar tek shkolla “Asllan Shahini”, aty ku ka nisur dhe konflikti fizik mes tyre

DËSHMIA E PLOTE E ADOLESHENTIT

Shtetasi E. Servet. K, ka deklaruar se sot më datë 16.05.2023, ka shkuar në shkollën “4 Dëshmorët”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të cilët quhen S.M, Xh. Ç. dhe H. Ç.

Që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njeh shtetasin Q. H.

Kur kanë qënë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë. Konfliktin më shumë Q. e kishte me H.

Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xh., H. dhe S. kanë vendosur që ditën e sotme të shkonin ta takonim Q. dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet.

H. me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh. kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa ai kishte marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e kishte blerë në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë, ndërsa S. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri.

Pas shkolle, H., S. dhe Xh.i kanë marrë një makinë dhe kanë ardhur në qytetin e Gramshit, ndërsa ai ka shkuar më pas.

Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla “Asllan Shahini”.

Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona.

Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me Q., e ka sharë nga robt.

Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.

Deklaron se personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kacurrela.

Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S. me grusht në bark.

Nuk mbaj mend nëse S. ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S. u godit me grusht në bark.

Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi.

Kur na kapi Policia, H. e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh. kishte hedhur dorezën që kishte dhe Stiveni kishte hedhur thikën e tij.

Deklaron se nuk mban mend nëse kam goditur njeri tjetër pas personit me kacurrela, pasi është errësuar nga sytë dhe nuk arrin të kujtojë asgjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRDHUNIM, SKLLAVËRI SEKSUALE..."/ Fjoralba Ponari reagon ashpër për krimin në familje në Elbasan
Previous article TAKIM ME BASHËN NË NJË APARTAMENT? Reagon për herë të parë Taulant Balla

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT