• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
15-VJEÇARI U VRA NË GRAMSH DUKE NDARË SHOKËT/ Shkolla: Jemi të tronditur, u gjend aty rastësisht, s’kishte lidhje…
Home
Breaking News

15-VJEÇARI U VRA NË GRAMSH DUKE NDARË SHOKËT/ Shkolla: Jemi të tronditur, u gjend aty rastësisht, s’kishte lidhje…

17 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 15-vjecar, nxënës i klasës së 9-të në Gramsh u vra nga një bashkëmoshatar një ditë më parë vetëm pak minuta pasi kishte mbaruar mësimin. Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër, ndërsa u fut për të ndarë bashkëmoshatarët e tij që ishin përfshirë në një sherr që kishte nisur në rrjetet social.

Shkolla 9-Vjecare ‘Asllan Shahini’ ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e jetës së 17-vjeçarit. Në reagim thuhet se janë të tronditur për ndarjen nga jeta të nxënësit të tyre, ndërsa shpjegojnë edhe dinamikën e ngjarjes. Shkolla 9-vjeçare thotë se Fatjoni u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshatarët që po konfliktoheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij.

Prekëse është detaje që ndan shkolla ku 15-vjeçari mësonte. Para se të largohej nga shkolla ai ishte interesuar për motrën e tij të vogël në klasën e 6 nëse ishte larguar për në shtëpi apo jo.

“Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi.

Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale dhe konflikti kthehet në tragjedi… Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal. Fationi u nis sot drejt Parajsës… Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur! Të qoftë dheu i lehte, o engjëll”, shkruhet në reagim.

Kushëriri i tij M.Liçi, nxënës shkollës 9-vjecare “Asllan Shahini” ishte përfshirë disa ditë më parë në një konflikt në rrjetet sociale me një grup adoleshentësh nga fshati Drizë i Gramshit. Ditën e djeshme autori i krimit bashkë me 3 shokët e tij shkuan në qytet në lagjen e njohur si 85-sa dhe sulmuan me thikë e doreza M.Liçin dhe kushëriri i tij Fatjon Bici u fut për t’i ndarë, por gjeti vdekjen. Policia tha se ka ndaluar 4 adoleshentët agresorë, mes tyre autori i krimit, të gjithë nxënës të moshës nga 14 dhe 15 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM HUMBUR DISA KILE..."/ Luiz Ejlli tregon si është jeta e tij tani pas “Big Brother VIP 2”
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe ulje e ndjeshme e temperaturave

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT